• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agjentët turq arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin e Gulenit

by A R
31/05/2021 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë kanë ndërmarrë një aksion në të cilin kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Duke cituar burime brenda organeve të sigurisë, Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, njoftoi se Selahaddin Gulen u soll në Turqi nga agjentët e inteligjencës turke.

Nuk është bërë e ditur se në cilin vend është arrestuar ai.

Agjencia publikoi një fotografi të të dyshuarit me pranga në duar. Anash tij ishin vendosur dy flamuj të Turqisë. Raportet nuk ofruan informacione nëse operacioni i agjentëve të inteligjencës ishte bërë në marrëveshje me vendin ku është arrestuar nipi i Gulenit.

Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, përshkrimi i përdorur nga Ankaraja për lëvizjen e Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor të bamirësive dhe kompanive dhe mohon çdo lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 2016.

Erdogan dhe Gulen dikur kanë qenë aleat.

Ndërsa sot, Erdogan thotë se Gulen është udhëheqës i një grupi “terrorist” i cili synon të rrëzojë qeverinë turke.

Që prej grushtit të shtetit të dështuar më 2016, Turqia ka “riatdhesuar” dhjetëra njerëz të akuzuar se i përkisnin rrjetit të Gulen, veçanërisht në Ballkan dhe Afrikë.

Rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, nga agjentët turq, më 2018 nxiti një krizë politike në vendin e Ballkanit, duke çuar në shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës.

Në Turqi, që nga viti 2016, më shumë se 140,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjyqtarët gjithashtu janë shkarkuar ose pezulluar për lidhje të dyshuara me Gulenin.

/a.r

Next Post
Sot Kupa e Shqipërisë/ Ministria e Shëndetësisë jep leje për praninë e 1000 tifozëve

Sot Kupa e Shqipërisë/ Ministria e Shëndetësisë jep leje për praninë e 1000 tifozëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In