• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Agjentë provokues për zyrtarët, si do bien në rrjetën e drejtësisë të korruptuarit

by A R
17/12/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertë të misionit EURALIUS kanë hartuar një projektligj me ndryshime në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

Për herë të parë, projektligji parashikon përdorimin nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit të agjentëve provokues, dëshmitarëve anonimë dhe nxitjen e shtetasve të bashkëpunojnë në hetime duke kryer veprime simuluese, për sigurimin e provave, për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit. Pra, në veprim do të hidhen agjentët provokues, të cilët do të stimulojnë funksionarët e dyshuar për përfshirje në praktika të ndryshme korruptive.

Projektligji rregullon gjithashtu masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin si dhe vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes. Projektligji zgjeron subjektet zbatuese të ligjit duke përcaktuar qartë rolin dhe detyrat e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Dëshmitarët anonimë
Prokuroria e Posaçme do të paraqesë dëshmitarë anonimë, me pseudonime dhe zarfe sekrete në gjykatë, për të provuar akuzat ndaj personave të akuzuar për vepra të rënda penale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nëse dhënia e dëshmisë mund të vendosë dëshmitarin ose të afërmin e tij në një rrezik serioz për jetën, dhe nëse i pandehuri akuzohet për vepra të rënda, për të cilat parashikohet burgim pesë vjet në minimum, gjykata, me kërkesën e prokurorit, vendos zbatimin e teknikave të veçanta të marrjes në pyetje dhe të pjesëmarrjes së dëshmitarit në procedim.

Komisioni
Projektligji reflekton ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi duke ndryshuar organet të cilat propozojnë anëtarët në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të propozojë një gjyqtar në detyrën e zëvendëskryetarit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të propozojë një prokuror në detyrën e anëtarit të komisionit. Të drejtën për propozimin, shqyrtimin dhe vendimmarrjen në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të drejtësisë për të përfshirë në programin e mbrojtjes një apo disa persona, me ngritjen dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, ligji njeh krahas prokurorit të Përgjithshëm edhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Kushti për marrëveshjen
Përpara se të nënshkruhet marrëveshja, bashkëpunëtori i drejtësisë detyrohet të informojë drejtorinë me hollësi për llojet dhe masën e pasurive të zotëruara prej tij. Nëse ndonjë nga pasuritë, që zotërohen nga bashkëpunëtori i drejtësisë, është produkt i veprave penale, e ardhur ose përfitim nga produktet e veprës penale, apo pasuritë, me të cilat janë përzier këto produkte, atëherë personi duhet ta deklarojë këtë fakt. Në rastet kur bëhet një deklarim i tillë, drejtoria njofton menjëherë Prokurorin e Përgjithshëm ose Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Provokatorët
projektligji parashikon përdorimin nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit të agjentëve provokues për sigurimin e provave për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit.

Projektligji
Projektligji rregullon gjithashtu masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Ligji i ri për Presidencën
Pjesë e paktës së 40 ligjeve për zbatimin e Reformës në Drejtësi është edhe projektligji për Presidentin e Republikës. Për herë të parë, për institucionin e Presidencës, do të ketë një ligj organik, i cili konkretizon kompetencat e përcaktuara nga Kushtetuta, rregullon mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet Presidentit dhe Kuvendit si dhe raportet e Presidentit me organet e tjera kushtetuese dhe shtetërore. Ligji i hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë përcakton rregulla të detajuara lidhur me pozicionin, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, shkaqet dhe procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, ushtrimin e kompetencave kushtetuese, statusin gjatë dhe pas mbarimit të mandatit, si dhe organizimin e brendshëm të institucionit të Presidentit të Republikës. Në kreun e dytë të projektligjit, përfshihen blloku i dispozitave ligjore, që reflektojnë parashikimet kushtetuese mbi organizimin, ku janë përfshirë, kriteret e zgjedhjes, procedura e zgjedhjes, mandati, betimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës së Presidentit, papajtueshmëria në ushtrimin e funksioneve, shkarkimi i Presidentit dhe pamundësia e përkohshme në ushtrimin e detyrës.

Kodi për Drejtësinë e të Miturve
Për herë të parë është hartuar Kodi për Drejtësinë e të Miturve. Dispozitat që lidhen me trajtimin dhe mbrojtjen e të miturve, deri më tani janë të parashikuara dhe shtrira në shumë akte ligjore dhe nënligjore. Kodi përcakton norma specifike procedurale për organet përgjegjëse gjatë procedurës së administrimit të drejtësisë; norma specifike procedurale që duhet të respektohen në proceset penale që afektojnë fëmijët si dhe rregulla të posaçme për ekzekutimin e vendimeve dhe masave të tjera. Po ashtu, përcakton parimet e përgjithshme të Drejtësisë për fëmijë si: Heqja e lirisë, alternative e fundit e dënimit, E drejta e pjesëmarrjes së fëmijës; afati i përfundimit të procedurës; e drejta e privatësisë; të drejtat procedurale të palës në procedurën e drejtësisë për fëmijët; kualifikimi, gjykimi i çështjeve, specializimi; fëmijët viktima dhe dëshmitarë; masa për mbrojtjen e fëmijëve dëshmitar etj. Kodi parashikon rregulla të përgjithshme procedurale për drejtësinë për fëmijë; jep kuptimin e termit “fëmijë” për qëllimet e këtij ligji; përcakton kuptimin e drejtë për përjashtimin nga përgjegjësia penale dhe procedurat paragjyqësore, diversioni etj.

Ndryshon Kodi i Procedurës Civile
Në Kodin i ri të Procedurë Civile, nëpunësit gjyqësor i janë zgjeruar kompetencat lidhur me veprimet dhe masat që duhet të marrë në lidhje me njoftimin e palëve me qëllim që në të ardhmen të mos jetë pengesë për zhvillimin të procesit gjyqësor brenda afateve të përcaktuara, duke zgjeruar veprimet dhe masat që duhet të kryejë nëpunësi gjyqësor. Me ndryshimet e propozuara, synohet të përmirësohet edhe veprimet përgatitore të kryejnë gjyqtarët përpara zhvillimit të seancës së parë gjyqësore. Risi në këtë projektligj është deklarata e mbrojtjes për palët ndërgjyqëse që kërkojnë ndihmë ligjore dhe formën e deklaratës së mbrojtjes. Në projektligj është parashikuar procedura e padive me vlerë të vogla duke përfshirë gjykimin në shkallë të parë dhe në apel, me qëllim thjeshtësimin e procedurave të këtyre proceseve dhe shqyrtimin brenda një afati sa më të shkurtër. Projektligji parashikon për herë të parë regjistrin online të ekspertëve dhe mënyrën se si do të caktohen nga gjykata./Shqiptarja/a.m.

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Plagoset në punë 34-vjeçari, arrestohet pronari i firmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In