Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet së nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës në Kosovë atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS), Gabriel Escobar.
Mediat kosovare bejne me dije se të hënën ata do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.