• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjenda e keqkuptuar e Voltana Ademit

by Altin Ketro
09/06/2021 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Kryetarja e bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi, u përpoq më kot që të ngrejë një “furtunë në gotë” duke u ankuar nëpër përfaqësitë diplomatike se po e shkarkojnë pa të drejtë si kryetare e shoqatës së kryetarëve të bashkive. Zonja Ademi është sot kryetarja më jo legjitime që kanë pasur bashkitë që nga viti 1991 e këtej.

Nuk ka ndodhur në historikun e këtyre 30 viteve demokraci që një kryetar bashkie të rrijë në detyrë përtej parashikimeve ligjore të cilat i sanksionojnë vetëm 4 vjet nga data kur ka bërë betimin. Aq është edhe mandati që i ka dhënë populli.

Zonja Ademi po luan me një artificë që erdhi për shkak se kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, zoti Valdrin Pjetri, nuk bëri betimin. Zoti Pjetri, për shkak të kulturës qytetare dhe vetëdijes morale, por edhe të një përgjegjësie politike, hoqi dorë nga marrja e mandatit të fituar nga vota e popullit. Përpara se të shkonte drejt këtij hapi shumë civil, ai kishte dy mundësi zgjedhjeje:

Së pari, të bënte betimin si kryetar bashkie, vijonte detyrën si kryebashkiak dhe paralelisht mbronte veten në gjykatë dhe dilte i pastër, siç në të vërtetë doli.

Së dyti, të bënte betimin si kryetar bashkie, shkarkonte nënkryetarët e bashkisë, emëronte nënkryetarë të rinj dhe jepte dorëheqjen.

Zoti Pjetri, nuk bëri asnjë nga këto hapa, por vendosi ta mbrojë të drejtën e tij pa pasur petkun e një pushtetari vendor. Ishte vendim i duhur dhe kjo i jep vlerë personalitetit të tij.

Nga ana e saj, zonja Ademi tregoi se e ka qëndrimin në pushtet si qëllim në vetvete. Një kryetar bashkie që nuk vë në plan të parë interesat personale, me mbarimin e mandatit jep dorëheqjen dhe detyrën i’a delegon sipas ligjit këshillit bashkiak i cili zgjedh njërin/ën nga nënkryetarët e bashkisë.

Sot kemi bashkitë Durrës, Vorë dhe Dibër që drejtohen nga nënkryetarët e bashkisë të cilët ushtrojnë rolin e kryetarit në detyrë deri në zgjedhjet e reja për këto bashki. Pyetja që shtrohet është: Çfarë e mban zonjën Ademi kaq të lidhur pas karriges së kryetares që nuk dëshiron ta lëshojë atë?!

Ish-kryetarja e bashkisë Durrës, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dha dorëheqjen vetëm sepse gjatë një interviste të drejtpërdrejtë tha një fjali që nuk tingëllonte korrekte me situatën pas tërmetit, ndonëse ajo që tha kishte tjetër kuptim prej asaj që u mundua opozita ta trajtojë. Por ama, ajo e ndjeu si përgjegjësi personale atë që deklaroi dhe iku pa pasur mendjen se po humbte postin e kryetarit së bashkisë nr. 2 në Shqipëri. Kurse zonja Ademi, që deklaronte në media se: “Po të kisha molotov, do të gjuaja edhe unë me molotov” dhe me këtë kishte parasysh godinat e kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të cilat ishin objekt sulmi i opozitës në qershor 2019, nuk ndjeu përgjegjësi as për të kërkuar një ndjesë publike.

Ajo që zonja Ademi kërkon të justifikojë shkarkimin e saj si kryetare e shoqatës së kryebashkiakëve, është “frika” se mos tashmë kjo shoqatë do të heqë dorë nga ankesa në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zonja Ademi, si nismëtare e kësaj kërkese, duhet të rrijë e qetë se Gjykata Kushtetuese do dhe duhet të shprehet për ato zgjedhje. Fatkeqësisht për zonjën Ademi dhe fatmirësisht për demokracinë, kjo gjykatë nuk ka asnjë alternativë tjetër përpos njohjes së legjitimitetit të atyre zgjedhjeve. Me modesti po i jap dy arsye zonjës Ademi.

Së pari, anulimi i zgjedhjeve, sidomos kur fushata elektorale ka nisur, bëhet vetëm për shkaqe madhore siç mund të jetë, për shembull, rënia e një tërmeti të fuqishëm. Po edhe në këtë rast, zgjedhjet nuk zhvillohen vetëm në ato bashki të prekura rëndë nga tërmeti. Zgjedhjet mund të shtyhen edhe kur jemi në pandemi si Covid-19, me kushtin që ajo të jetë në fazën e saj më të rënduar dhe ku shëndeti i njerëzve mbizotëron nga një e drejtë tjetër siç është e drejta e votës. Por, në të gjitha rastet, çdo vendim për shtyrjen e zgjedhjeve bëhet me konsensus pozitë- opozitë dhe vendimmarrja certifikohet me ligj special në Kuvend.

Së dyti, “argumenti” i zonjës Ademi se zgjedhjet janë të paligjshme sepse në to nuk mori pjesë opozita, është tmerrësisht i dobët dhe lehtësisht i rrëzueshëm. Të thuash se zgjedhjet nuk kanë legjitimitet sepse në to nuk merr pjesë opozita, do të thotë që zgjedhjet në Shqipëri të mbeten gjithnjë peng i tekave të opozitës, kushdo qoftë emri i saj. Pra, do mjaftonte që opozita (dhe këtu me opozitë kam parasysh partinë më të madhe) të thotë se nuk marr pjesë dhe zgjedhjet shtyhen pa afat, deri sa t’i mbushet mendja partisë më të madhe të opozitës që tashmë janë pjekur kushtet për t’u zhvilluar zgjedhjet. A mundet Gjykata Kushtetuese ta pranojë një logjikë të tillë dhe ta certifikojnë si një precedent ku pastaj nuk do dalim dot?!

Po edhe sikur të bëjmë një kompromis dhe ta marrim të mirëqenë se zgjedhjet pa praninë e opozitës nuk mund të jenë legjitime, në këtë rast zonja Ademi është personi më i gabuar që ia kërkon këtë gjë Gjykatës Kushtetuese. Zonja Ademi është kryetare e bashkisë Shkodër. Ky qytet, kjo bashki, deri në vitin 2019 si vit zgjedhor, është drejtuar për 24 vjet nga kryetar bashkish të Partisë Demokratike dhe për 28 vjet Këshilli Bashkiak është drejtuar po nga ajo parti. Pra, Partia Demokratike në Shkodër, në rang qeverisje vendore, ka qenë dhe është parti në pushtet.

Jo vetëm më 30 qershor 2019, por për 30 vjet më radhë, Partia Socialiste ka qenë parti në opozitë në rang qeverisje vendore në Shkodër. Jo vetëm aty, po në prag të zgjedhjeve vendore 2019, ajo ishte në opozitë në bashkitë Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Mat, Lezhë, Devoll, Vorë, Kamëz, etj. etj. Si e tillë, Partia Socialiste garonte si parti në opozitë, çka nënkupton që opozita në bashkitë që më 30 qershor i drejtonte Partia Demokratike, nuk i bojkotoi zgjedhjet, përkundrazi ishte pjesëmarrëse.

A ka logjikë që Gjykata Kushtetuese ta konsiderojë Partinë Socialiste të Shkodrës si parti në pushtet në nivel të qeverisjes vendore, kurse Partinë Demokratike, po aty, si parti në opozitë?!

E pra, ngado që ta rrotullosh, ankimimi i zonjës Ademi është thjesht vazhdim i lojës politike të Lulzim Bashës për të mbajtur të karikuar elektoratin demokrat me shpresa të kota, si dhe ata kryebashkiakë demokratë që ua dogji karrierën për hir të agjendës së tij të dështuar politike.

Prandaj zonja Ademi të rrijë e qetë, sepse zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 do konsiderohen të rregullta, rrjedhimisht zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Sigurisht, në bashkinë Shkodër dhe në tre të tjera natyrisht që do të ketë, por kjo nuk ka lidhje fare me ligjshmërinë e procesit për të cilin pretendon zonja Ademi.

Me këtë rast, i urojmë zonjës Ademi suksese në zgjedhjet e pjesshme vendore në vjeshtë. Por deri në marrjen e kandidimit nga PD-ja, do t’i duhet fillimisht që të përmbushë pritshmëritë e kryetarit Basha për zgjedhjet partiake të 13 qershorit. Kjo është tani për tani agjenda e saj kryesore. Të tjerat, me të parë e me të bërë…

TemA

Next Post
Maliqi i ashpër me Kuvendin për shkarkimin e Metës: Seancë turpi, shtatori do vijë me protesta

Maliqi i ashpër me Kuvendin për shkarkimin e Metës: Seancë turpi, shtatori do vijë me protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In