• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Agjencia për Investimet e Huaja rrëzon Tabakun, Beqiri: Ka vetëm në trend rritës, ja faktet    

by Java News
04/02/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, Genti Beqiri, ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku lidhur m rënien sipas saj të investimeve të huaja në vend. Sipas Beqirit, fluksi hyrës i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve dhe se për vitin 2015, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Shqipëria ka thithur më shumë investime te huaja krahasuar me vitin e kaluar, duke ruajtur këtë trend.

“Konkretisht prej vlerës 869 milionë Euro në vitin 2014, flukset e IHD-ve në 2015 shkuan në vlerat 890 milion Euro. Pra për vitin 2015, kemi një rritje të vlerës së IHD me 21 Mil. Euro ose rreth 2.4 % krahasuar  me vitin 2014. Investimet e huaja direkte, në vitin 2015, mbulojnë 11.6 % të PPB . Për tremujorin e III-të të vitit 2016, Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte është 286 milionë Euro, me një tendencë rritjeje me 12%,  krahasuar me fluksin prej 255 milionë Eurosh të së njëjtës përiudhë të vitit 2015.  Fluksi i Investimeve të Huaja për tremujorin e III-të të vitit 2016 ka pasur një rritje prej 10% krahasuar me tremujorin e II-të dhe një rritje prej 85% krahasuar me tremujorin e I-rë të vitit 2016. Gjithashtu magnituda e indikatorëve të IHD-ve kundrejt PBB-s është rritur në 11.6% për vitin 2015, nga 8.7% që ishte në vitin 2014”, thekson Beqiri.

Për sa i përket Stokut të Investimeve, për vitin 2015, ai ka pësuar një rritje prej 9.6% krahasuar me vitin paraardhës, duke arritur në vlerën e 5,005 milion Euro, nga 4,565 milion Euro që shënonte në vitin 2014.  Beqiri nënvizon se ndonëse investimet e huaja direkte në Shqipëri janë një fenomen i kohëve të fundit dhe shumica  e stokut është akumuluar vetëm në 10 vitet e fundit, ndërkohë që vendet e tjera kanë tërhequr IHD për një periudhë të gjatë kohe, Stoku është rritur ndjeshëm.

“Në vitet e fundit, Shqipëria ka tejkaluar vendet e tjera në tërheqjen e IHD-ve, duke marrë parasysh madhësinë e ekonomisë. Kështu në krahasim me Maqedoninë, fluksi i IHD në Shqipëri në 2013-2015 ishte pothuajse pesë herë më i madh në terma absolutë, duke sjellë Shqipërinë më afër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në lidhje me stokun e investimet e huaja direkte (investimet e akumuluara hyrëse). Referuar të dhënave zyrtare të QKB, rezulton se për vitin 2016 janë regjistruar rreth 1,323 kompani të cilat janë aktive dhe operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare dhe origjininën e investimit e kanë nga Italia, Greqia, Turqia, etj. Krahasuar me vitin paraardhës kemi një rritje prej 25%, ndërsa krahasuar me vitin 2014 rritja është 43%”, deklaroi Beqiri.

ma.me

 

 

 

Next Post
ITALI/ Një shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë, publikohet emri

ITALI/ Një shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë, publikohet emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
Aleati i Bashës i pakënaqur me marrëveshjen: Nuk ishte reforma që prisnim, zgjedhjet pasardhëse duhet të jenë me lista të hapura

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e Berishës me aleatët: Frymë mosbesimi ekstreme!

January 11, 2026
Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In