• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Agjencia Moody’s: Ekonomia e Shqipërisë ‘e qëndrueshme’! Integrimi në tregun e BE do shtojë të ardhurat

by Os De
08/10/2025 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. 

Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjeve të mëdha që prekën ekonominë shqiptare, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, si dhe vlerëson qëndrueshmërin, por edhe aftësinë për rimëkëmbjen e shpejtë. 

Agjencia nënvizon gjithashtu se perspektiva afatmesme e rritjes ekonomike do të mbetet e qëndrueshme. 

Rritja reale e PBB-së prashikohet prej 3.7% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026, duke u nxitur kryesisht nga konsumi i fortë vendas dhe investimet në infrastrukturën e turizmit dhe energjisë. Sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet kontributor i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke përmirësuar eksportet e shërbimeve dhe investimet në ndërtim. 

Në aspektin fiskal, Moody’s vlerëson trendin pozitiv të borxhit publik që ka rifilluar rënien që prej vitit 2022, pas tre goditjeve të mëdha. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në 54.2% në vitin 2024 nga piku prej 74.1% në vitin 2021. Agjencia parashikon që borxhi publik të arrijë në 53.5% të PBB-së në vitin 2026, e mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe suficiti primar fiskal. 

Agjencia vlerëson se autoritetet pritet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, për garantimin e mbajtjes së një bilanci primar të paktën të balancuar, si dhe uljen e raportit të borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së, çdo vit, derisa të arrijë 45%. 

Investimet e huaja direkte kontribuojnë në zbutjen e rreziqeve që vijnë nga deficiti i llogarisë korrente, i cili qëndroi në 2.4% të PBB-së në vitin 2024 dhe pritet të mbetet i qëndrueshëm rreth këtij niveli gjatë periudhës 2025-2026, ndjeshëm më poshtë mesatares prej 7.3% të PBB-së të regjistruar gjatë viteve 2017-2022. 

Sektori financiar mbetet i kapitalizuar dhe likuid në mënyrë e duhur, ndërsa rreziqet potenciale mbeten nën kontroll. 

Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga financimet e BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushat e sundimit të ligjit, masat kundër korrupsionit dhe mirëqeverisja do të shërbejnë për të përshpejtuar procesin e bisedimeve për anëtarësimin. Integrimi ekonomik me BE-në, si partneri tregtar më i madh i Shqipërisë, do të shërbejë për rritjen e qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, si dhe do të ndihmojë në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet anëtare. 

Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm të reformave strukturore, çka jep sinjale pozitive për investitorët ndërkombëtarë dhe mbështet objektivat strategjikë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. 

 

 

 

Next Post
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Askush nuk po e përfill Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In