• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia Europiane: Ja plazhet më të pastra në Shqipëri dhe ato që nuk duhet t’i frekuentoni

by Java News
23/05/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar të martën një raport ku analizon cilësinë e ujërave për vendet ku do të lahen turistët europianë gjatë këtij sezoni veror.

Raporti merr në shqyrtim edhe vendin tonë, ku gjatë sezonit veror 2016 janë matur edhe nivelet e ndotjes në 92 plazhet më të frekuentuara nga pushuesit.

Nga këto 92 pika, 34 prej tyre ofrojnë një cilësi të shkëlqyer të ujit dhe ndodhen kryesisht në Jug të vendit.

SCAN ka nxjerë këto zona, bazuar tek harta interaktive e Agjencisë (duke nisur nga skaji më jugor):

Ksamili, i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti
Saranda, përveç portit, ku cilësia e ujit ka ardhur në përmirësim:

Borshi
Qeparoi
Himara
Dhërmiu
Orikumi
Zonat në jug të Ujit të Ftohtë në Vlorë
Disa pika në Golem, Kavajë
Gjiri i Lalëzit
Laguna e Merxhanit dhe Kënallë, Shëngjin
Velipoja

Në total janë 61 zona ku uji plotëson kriteret minimale, ndërsa 13 zona kanë një cilësi shumë të keqe uji, ku Agjencia nuk rekomandon të laheni.

Zonat që Agjencia Europiane e Mjedisit kërkon që të evitohen nga turistët janë:

Grykëderdhja në Sarandë e Lumit Bistrica
Zona e portit në Sarandë
Vlora
Shkëmbi i Kavajës
Plazhi pranë shëtitoret Taulantia
Për 18 zonat e tjera, raporti vlerëson se nuk ka të dhëna të mjaftueshme, janë plazhe të reja ose plazhe të mbyllura. SCAN ka mësuar se këto zona përfshijnë Fierin, Lagunën e Karavastasë dhe Cekën në qarkun e Lezhës.

Në përgjithësi raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë përparime në cilësinë e ujërave, pasi rezultatet e vitit 2015 tregonin se 39,7% e pikave të matura kishin ujë që nuk plotësonte kriteret. Raporti ia atribuon këtë përmirësim të cilësisë së ujit për t’u larë pesë impianteve të reja të trajtimit të ujërave të zeza që janë ndërtuar vitet e fundit. Konkretisht:

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Kavajë – Donacion i Qeverisë Gjermane
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Durrës – Donacion nga Banka Botërore, Luksemburgu, Banka Europiane dhe Komisioni Europian
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Sarandë – Donacion nga BB, Luksemburgu, Banka Europiane dhe KE
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shëngjin – Donacion nga BB, Luksemburgu, Banka Europiane dhe KE
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Velipojë – Donacion nga Komisioni Europian
“Këto impiante ofrojnë trajtimin e ujërave të zeza për pothuajse gjysmë milioni rezidentë, çka rezulton në ujë shumë më të pastër për t’u larë”, shkruhet në raport. /b.d

Next Post

Vettingu kaloi! Po tani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com