• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia e Pronave publikon listën me 4900 pronarë, të cilëve u njihet e drejta për kompensim

by Java News
22/03/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 4900 pronarë, të cilëve u është njohur e drejta për kompensim. Dosjet i përkasin vitit 1996. Lista me vlerësimin përfundimtar për subjekte është botuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Lista përmban të dhëna lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentacion apo vlerësimin përkatës jepen të detajuara në regjistrin që shoqëron këtë njoftim. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me përfituesit si dhe vlerësimin financiar për çdo dosje.

Kompensimi financiar

Bazuar në skemën që po ndjek qeveria në zbatim të ligjit të ri për pronat, prioritet do të ketë prona truall, përkundër tokave bujqësore, që do të jepen për kompensim fizik. Pas shqyrtimit të kërkesave, kompensimi financiar bëhet vetëm për ato subjekte, vendimi i të cilëve është përfundimtar, i ekzekutueshëm ose për kërkesat që nuk janë trajtuar asnjëherë për kompensim.

Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, do të përfitojnë kompensim financiar nga fondi i kompensimit, deri në masën 50 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar do të kompensohet fizikisht nga fondi i tokës.

Në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar për tokën truall rezulton se pjesa e mbetur është deri në 5 për qind më e madhe se vlera 50 milionë lekë, atëherë subjekti kompensohet për të gjithë vlerën, në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar rezulton se pjesa e mbetur është më e madhe se 5 për qind mbi vlerën 50 milionë lekë, atëherë subjekti për diferencën mbi 50 milionë lekë, kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës.

Kompensimi fizik

Agjencia e Pronës ka në zotërim 23 mijë hektarë tokë bujqësore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi ekonomik, të cilat do të përdoren për skemën e kompensimit fizik. Për ndarjen e kësaj sipërfaqeje, dy do të jenë kriteret bazë. Kriteri i parë është rendi kronologjik i vendimeve, që do të thotë se, sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë. Kriteri i dytë lidhet me vendndodhjen e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohet me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografikisht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim.

Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohen, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimit financiar. Ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast. Në total janë 26 mijë vendime të formës së prerë, të cilat presin të kompensohen.

Bazuar në ligjin e ri, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur një proces të ri rivlerësimi, ku një metër katror tokë do të llogaritet me çmimet e tregut, por zëri kadastral nuk do të jetë ky i sotmi, por ai që ka pasur prona në çastin e shpronësimit./gsh.al

ma.me

Next Post
Zuckerberg flet pas skandalit: Facebook ka bërë gabime, marr përgjegjësinë

Zuckerberg flet pas skandalit: Facebook ka bërë gabime, marr përgjegjësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

January 30, 2026
Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

January 30, 2026
Irena Gjoka zgjidhet zv. kryetare në GJKKO, drejtuese në detyrë pas emërimit në GJL të Sandër Simonit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

January 30, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më duket vetja si në 1990

January 30, 2026
Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

January 30, 2026
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

“Berisha nuk meriton vëmendje”/ Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje

January 30, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

January 30, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

January 30, 2026
Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In