• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia e Pronave përdor formulën e reduktuar të kompensimit për ish-pronarët

by Java News
04/08/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të pronave njoftoi se ka aplikuar për shtatë raste të kërkesave të ish-pronarëve shpërndarje fondi kompensimi në përgjigje të një kërkese të veçantë. Sipas njoftimit, nga 66.6 milionë lekë, që duhej të merrnin këta pronarë sipas ligjit të vjetër, ata do të përfitojnë vetëm 8 milionë lekë, ose 8 herë më pak.

Formula
Sipas Ligjit 133/2015, datë 5 dhjetor 2015, nga fondi vjetor buxhetor i kompensimit financiar, 1/3 e fondit të grumbulluar në një vit nga ATP mund të përdoret për rastet e kërkesave të veçanta për kompensim financiar.
Po çfarë janë kërkesat e veçanta?

Ky ligj për herë të parë vendosi një formulë të re për ata ish-pronarë, që pranojnë edhe një shifër të reduktuar kompensimi. Formula është si më poshtë.

Subjektet, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, mund të përfitojnë nga ky fond, kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda një viti, atëherë ai përfiton 20 për qind të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30 për qind të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Ndërsa, kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton 40 për qind të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Një pjesë e ish-pronarëve, duke u nisur nga përvoja e hidhur gati 30-vjeçare e vonesave të shtetit shqiptar në përfundimin e procesit të kompensimit fizik apo financiar të tyre, kanë vendosur më së fundi të shfrytëzojnë këtë formulë, të kompensimit të reduktuar, për të arritur të marrin kompensimin për pronat e njohura.

Pronarët
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se më datë 3 gusht 2017 ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kerkesa të veçanta bazuar në nenin 17 pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe Kreu IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe shperndarjen e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), vendimit të Këshillit të Ministrave nr.221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave”.

ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimin financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e shtatë kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë.

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se për gjashtë aplikime, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar, për një aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administrativ.

Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, shuma totale që do të shpërndahet është 8.046.499 lekë, fond, i cili do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.

Për këto aplikime, si rrjedhojë e implementimit të formulës së kompensimit, të miratuar në Ligjin nr. 133/2015, buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 58.512.447 lekë. Pra, me ligjin e vjetër, këta pronarë duhej të merrnin 66.558.946 lekë, ose tetë herë më shumë.

ma.me

Next Post
Shqipëria ndaj Rusisë, me një qëndrim si BE

Shqipëria ndaj Rusisë, me një qëndrim si BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com