• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agimi, Bajrami, Kurtani, Vesna, Gjergji dhe shokët e shoqet e tyre

by Enver Robelli
09/11/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enver Robelli

Vjeshta është stinë e begatisë. Ajvar, turshi, rasoj – dhe zëvendësministra. Bien gjethet, ulen zëvendësministrat në kolltukë. Ikin shpendët në drejtim të Afrikës, vijnë zëvendësministrat. Ikin grabitqarët e krimbave, vijnë grabitqarët e buxhetit. Botën e mbulon mjegullia, me zëvendësministra në zyra pushteti futet edhe mujshia. Yjet zbehen në qiell, patatet skuqen në furrë dhe zyrat e zëvendësministrave – burrë mbi burrë.

Luftë për karrige, luftë për «tovolina», beteja për kalema. Vjeshtë – nuk ka diell, nuk ka flutura, nuk ka shqiponja, nuk ka thnegla, por ka zëvendësministra. Këtë ditë e kemi pritur – zëvendësministra të renditur si fuçitë me turshi. Kokëlakër e kokëkungull, ministër e zëvendësministër, Kosova Republikë.

Në vjeshtën e vitit 2017 Kosova u bë, shyqyr i madhi zot, me qeveri, me ministri, me ministra, por edhe me zëvendësministra. U bëmë me bajrushë, muherremë, arbëra, mustafenjë, hesetë. U bëmë me fatirë, usmenë, xhavitë, besnikë, ganinjë. U bëmë edhe me gjergjër, antonër, rejhanër, abduldiçka dhe izmitër, millanër, bojanër, fatmirë, farukër, qerimër e arianër, plot veselë, egzonitër e isnitër, alinj e granitër, milazimër dhe qazimër, naserë e kurtanër, aleksandër e burbuqe, resulë, rusulë e makreshër, agimër e brahimër, edhe besartër, bujarë e bashkimër.

Këta janë këtu për të mirën tonë. Këta nuk kanë faj. Këta vetëm duan të punojnë. Këta kanë luftuar për këtë vend. Këta e kanë çliruar, këta e kanë përparuar, këta janë zëvendësministra të pazëvendësueshëm. Një qeveri-neveri me kaq shumë zëvendësministra një ditë mund ta zëvendësojë edhe popullin – po qe se çdonjëri pjesëtar i popullit refuzon të bëhet zëvendësministër.

Qeveria ka plane. Të eksportojë hekur të ndryshkur, të importojë zëvendësministra. Të fillojmë nga Shqipëria. Ai shtatgjati nga Tirana që po shfaqet në opinion i veshur me dimi na i mori disa njerëz të mirë dhe i bëri zëvendësministra. Është mirë t’ia kthejmë me të njëjtën tarifë. Pse të mos bëhen zëvendësministra në Prishtinë Koço Devole, Filip Çakuli e Agron Llakaj. Bile niveli i humorit do të ishte serioz. Këta që deri më tani janë bërë zëvendësministra, me ndonjë përjashtim, më së shumti mund të jenë objekt humori, pa marrë parasysh sa zgjat mandati i kësaj qeverie – 100 ditë apo 100 vjet.

Nëse eventualisht do të kemi problem me importimin e zëvendësministrave nga shteti mami, atëherë të eksplorohen tregjet e reja. Të importojmë hundëzakë e tezakë, anadollakë e teksasianë, katalonas e kaukazianë. S’quhet qeveri kjo nëse nuk i bën 100 zëvendësministra. Secila ditë është e humbur nëse nuk kemi një zëvendësministër të ri – çdo ditë. Le të futemi pak edhe në pyllin e Facebookut në kërkim të zëvendësministrave. Kosova ka nevojë për ju. Lajmërohuni në sportelet e qeverisë, partisë dhe poshtërsisë.

Ai anglezi që ka thënë «është mallkim i kohës kur të tërbuarit udhëheqin të verbrit» quhet William Shakespeare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Kosovës do ta pyesin: cilën ministri e përfaqëson ti? Dhe Shakespeari do të përgjigjet: ministrinë e tragjikomedisë.

Next Post
Fotolajm/ Zakonisht përfshihet në sherre, por sot Paloka drejton Kuvendin

Fotolajm/ Zakonisht përfshihet në sherre, por sot Paloka drejton Kuvendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In