Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.
Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. /e.s/