• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Agim Doçi: Rrëfimi im për këngëtaret “kurva”

by
27/08/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Doçi: Rrëfimi im për këngëtaret “kurva”

Që nga Bosnjë­-Hercegovina ku ndodhet për të shkruar një material mbi viktimat e gjenocidit serb, Agim Doçi ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku tregon konkretisht emrat e këngëtareve të privilegjuara në festivalet ’70­’90, si dhe arsyet e favorizimeve.

Rrëfimi i poetit për ato vite, vjen pas debatit ku janë përfshirë disa artistë rreth mënyrës se si janë fituar çmimet e para nëpër festivale, ku aludohet se përveç aftësisë së zërit, kanë ndikuar edhe miqtë apo të dashurit. “Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se ça ishin dhe i lanë. U zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtaret finoke dhe të zgjuara. Finoket ishin nga disa nga qytetet afër Tiranës. Përgjithësisht ato bënë publikun për vete dhe nuk u duhej as miku dhe as dashnori. Ndërsa të zgjuarat ishin disa këngëtare nga Veriu që i kënduan Enverit e Partisë, dhe nuk ishte nevoja të bënin as finoken dhe as kurvën”, tha gjatë një interviste për “Panoramën” kantautori Gjergj Leka, që ka hapur një debat të gjerë.

Në vijim të kësaj teme, poeti Agim Doçi rrëfen të vërtetat që di rreth festivaleve të dikurshme… Kohët e fundit, këngët sa vijnë e dominohen me refrene të tipit: “Ta du majmunin”, “Ta du mamin”, “Hiqi sutjenat” etj.

Mendoni se këto tekste bëhen të tilla se i kërkon publiku, apo se i imponohen publikut, apo… çfarë tjetër?

Është tendencë që të shpërlajnë trurin e dashamirësve të këngës, që të shesin amoralen! Është biznes edhe kjo rrymë. Më vjen keq që kjo tendencë, madje edhe “botohet”, ose më saktë, transmetohet. Sa keq! Sa turp! Sapo është hapur një debat lidhur me rivalitetin e këngëtareve “big” në të kaluarën, nga vitet ’70­’90. Këngëtaret femra merrnin vazhdimisht më shumë çmime të para sesa meshkujt. Madje këto të fundit thuajse u lanë në hije.

Pse ndodhi kjo?

Kjo nuk është e vërtetë, sepse kishte këngëtarë meshkuj të mrekullueshëm, si Tonin Tërshana, Sherif Merdani (që vuajti padrejtësisht burg), Luan Zhegu, Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Zija Saraçi, Gaqo Çako, Qemal Kërtusha etj. (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend të gjithë). Ndërsa këngëtaret femra ishin mjaft të talentuara e nuk bëj gabim të rikujtoj mbretëreshën Vaçe Zela, Marina Grabovari, Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Myfarete Laze, Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, Anita Bitri (ndjesë pastë), Aurela Gaçe, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, e shumë e shumë të tjera që shkëlqenin në skenat e festivaleve! Për arsye se jam në Sarajevë, kërkoj ndjesë që kam pak kohë në dispozicion për t’i përmendur të gjitha gjerë e gjatë!

Cilat kanë qenë sipas jush këngëtaret më të forta rivale në festivale?

Rivalitet midis këngëtareve nuk ka pasur, por kush kishte fat të këndonte këngë me përmbajtje politike e partiake, ishte e privilegjuar! Pra këto këngë diskutoheshin dhe jepeshin çmimet.

A ishin këngëtaret e çmimeve të para aq të zonja, apo u ngritën artificialisht?

Ishin nga ato që merrnin pjesë, sepse kishte shumë talente, që ose i pengonin familjarët, ose “biografia”.

Është aluduar edhe se disa nga këngëtaret “big” kanë qenë të lidhura me kuadro të lartë të Sigurimit të Shtetit, apo edhe ndonjë funksionar të lartë të RTSH­së. Sa e vërtetë mund të jetë?

Ky është një diskutim i nivelit të ulët dhe ka të bëjë edhe me thashethemnajën. Kjo është ana më e keqe e “medaljes”. Përbaltje e artistëve të asaj “kohe”, që bëheshin këngë të vërteta të censurës dhe autocensurës. Parashqevi Simaku është ndër këngëtaret që ka marrë disa çmime dhe publiku e donte.

A ka pasur ndonjë këngë që nuk e ka merituar çmimin e parë dhe në vend të saj duhet ta merrte ndonjë tjetër?

Po ka pasur “raste” kur kënga nuk ishte për Partinë apo udhëheqësin, por për fëmijët, me titull “E duam lumturinë”, me tekst Agim Doçi dhe muzikë Pirro Çako. Populli e donte Parashqevinë, sepse edhe ajo e respektonte publikun, duke filluar nga veshja e deri te performanca dhe interpretimi magjik. Ajo merrte duartrokitje sapo dilte në skenë, madje edhe kur këndonte këngën turke “Lejla”. Kavaja duhet të krenohet me Parashqevinë.

Edhe këngëtarja Lindita Theodhori është komentuar jo pak këto ditë. Së bashku me Parashqevinë, ajo është quajtur nga kantautori Gjergj Leka si e aftë për këngë, por jo aq sa të ishte në krye. Cili është mendimi juaj për Linditën?

Lindita nuk ka pasur jetëgjatësi si këngëtare dhe mund të theksoj që ishte një interpretuese, por kurrë, e theksoj, nuk ka marrë çmime të pamerituara. Apo në Festivalin e dënuar, të 11-­in, ku në mënyrë moderne këndoi “Kafe Flora”. Në atë Festival, vendin e parë e fitoi i madhi Tonin Tërshana. /Tema/

Next Post

FOTO/ Trafiku i drogës me avion, momentet e arrestimit të Vilson Lamajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com