• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agallarët do t’i kërkojnë borxhet e dhëna LSI-së

by Shpëtim Nazarko
02/06/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Berisha thoshte, diku me shaka dhe diku me seriozitet, se nuk i beson sondazhet. Dhe në përgjithësi ka të drejtë. Të bësh sondazhe në një shoqëri si e jona, ku nuk ka grupime të përcaktuara shoqërore, ekonomike, ku mungojnë sindikatat etj., është një punë jo shumë e saktë.

Sondazhi i mbrëmshëm, nëse do t’i referohesh të dhënave të zgjedhjeve të dikurshme, reflektonte në njëfarë mase diferencat midis dy partive të mëdha. Ajo që dukej e dyshimtë ishte ndoshta përqindja që merr PDIU, e cila dukej se nuk figuronte gjëkundi. Dyshimin ta shtonte akoma më shumë LIBRA që dukej më e madhe se PDIU.

Duke hyrë edhe vetë te njerëzit që nuk i besojnë sondazhet në Shqipëri, mendoj se thelbi i të gjykuarit duhet të mbetet te LSI. Gjithnjë kam menduar se nëse një parti relativisht e re, apo që futet në skenë duke arritur dhjetë për qind apo më shumë, ajo ka një të ardhme të sigurt. Pra praktikisht ka çarë monopolin e dy partive të mëdha. Po të shtosh edhe llojin e sistemit zgjedhor që përdoret tek ne, bëhet e thjeshtë të shkosh në përfundimin se kjo parti ka në dorë fatin e fituesit real pas zgjedhjeve.

Në sondazhet e dhëna dje, duket se edhe kësaj radhe këtë fat e ka përsëri LSi. E bashkëngjitur te një nga të mëdhenjtë pas zgjedhjeve, ajo përcakton, siç u theksua, edhe fituesin e tyre.

Po a përfaqëson shifra e dhënë realitetin?

Sistemi zgjedhor i vendosur në 2008-n duket se do riprovohet kësaj radhe përsëri. Çfarë ndryshimesh reale kanë ndodhur dhe a do të kemi përsëri skemën e vitit zgjedhor 2009?

Në këtë vit, LSI numëronte rreth 80 000 vota dhe mori me vështirësi vetëm katër deputetë. Në një hark kohor prej 8 vjetësh, LSI ka arritur të shkojë në 180 000 vota. Një shtim i tillë i votave reflektohet edhe në përqindjet që u duken në sondazhin e paraqitur dje. Ndërkaq dy partitë e mëdha reflektojnë diferencën e zakonshme midis tyre që pa llogaritur LSI, është e nivelit 7 deri 8 për qind në rrethanat e zakonshme.

Po a mund të ruhet kjo skemë?

Së pari, duhet të analizojmë mënyrën e rritjes së LSI-së. Për shkak të aleancës paszgjedhore të 2009-s me PD-në, kjo parti u fuqizua shumë në numrin e votave të marra në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Partia Demokratike kandidoi në këto zgjedhje që ishin lokale në disa prej qyteteve kryesore (tipik ishte Elbasani) kandidatë të aleatit të saj, LSI.

Suksesi ishte pjesor, për të mos thënë i vogël. PD humbi në një pjesë të madhe të qyteteve kryesore të vendit, por kjo nuk i bëri përshtypje Berishës, që gjithnjë ka aspiruar pushtetin qendror. Ndërkaq, megjithëse LSI humbi në këto qytete, arriti të shtojë ndjeshëm numrin e votave të saj. Pas vitit 2011 numri i tyre e kaloi 120 000.

Pas aleancës së arritur me PS-në në 2013-n dhe më pas në 2015-n, në zgjedhjet e tjera lokale, LSI rriti përsëri numrin e votave duke shkuar deri në 180 000. Zëra optimistë brenda saj filluan të mendojnë se ky numër mund të shkojë deri në 250 000. Është e qartë se arritja e një numri të tillë e bën realisht me këtë sistem zgjedhor që kemi, zotin e vërtetë që përcakton fituesin mbas zgjedhjeve.

Vetë Meta, që u pyet në lidhje me kontributin e dhënë nga PS, për numrin e deputetëve që iu shtuan për shkak të “mbetjeve” të siguruara nga aleati kryesor, PS, theksoi se numri 180 000 ishte i mjaftueshëm për të marrë vetë këtë numër deputetësh që ka në dispozicion. Përgjigjja nuk është shumë e saktë. LSI nuk ka marrë, për shkak të aleancës, deputetë shtesë, vetëm nga “mbetjet”, por dhe vota të dhëna drejpërdrejt nga aleati kryesor në zona të caktuara. Një nga arsyet e qejfmbetjes së saj me PS-në në 2009-n ishte pikërisht mosmarrja prej saj si aleat i disa zonave të sigurta si ato në Fier apo diku tjetër, që zakonisht i merr e majta. Në 2013-n, ky akord u arrit në përgjithësi dhe LSI arriti numrin e deputetëve që ka aktualisht.

Referuar analizës së mësipërme, duket qartë se rritja e numrit të madh të votave të LSI-së në periudhën 8-vjecare prej vitit 2009, ishte pikërisht marrëveshja me PD dhe PS.

Po kjo histori ka mbaruar tashmë. Dy të mëdhenjtë, pas arritjes së marrëveshjes së ditëve të fundit, është e qartë se nuk do ta lejojnë më këtë situatë. E thënë thjesht. Si PS, ashtu edhe PD, do t’i kërkojnë borxhet e dhëna gjatë këtyre viteve LSi-së.

Shumë më i ashpër se Rama, Kryetari i PD-së, Basha, theksoi se “koha kur shiteshin këlyshë dhe bliheshin qen” ka mbaruar. E thënë ndryshe, secili duhej të kthehej në shtëpi të tij.

Nëse kjo thënie e qartë, në ditët në vijim, do të shtojë zërat për një aleancë PS-PD, për qëllime të lidhura me reformën në drejtësi, atë kushtetuese, apo marrëveshjen me BE-në, atëhere është e qartë. Të dyja partitë e mëdha do të kërkojnë borxhet me forcë te aleati i djeshëm.

Nëse hipotetikisht këto borxhe do t’i marrin deri në një, atëhere do të ishim në situatën e vitit 2009 dhe LSI do të mbetej në vështirësi të mëdha. Ndoshta jo të atij tipi, kur mezi hyri në parlament, por në të gjitha rastet, shumë më larg dëshirës për të qenë forcë e parë, apo në arritjen e një numri deputetësh të afërt me ata që ka aktualisht. Janë ditët e ardhshme ato që do ta tregojnë këtë përfundim. PD ishte e para që kërkoi me forcë borxhet e dhëna. PS duket akoma më e përmbajtur, por nuk është e vështirë të shihet një kërkesë apo pickim i dhënë edhe në largësi, midis deputetëve të veçantë të PS-së dhe LSI-së. Vetë Rama, në ndryshim nga Basha, nuk po e forcon zërin në këtë pikë, por është e qartë se kërkesa për t’u renditur si parti e parë dhe aq më shumë për të marrë vetë 71 deputetë, tregon se ky lloj borxhi ka për të dalë shpejt nga sirtari.

Në këto kushte, presioni ndaj LSI-së do të rritet nga të dy krahët dhe ajo duhet të provojë se 180 000 votat i ka realisht të sajat.

Po çfarë do të thotë që ajo të provojë të marrë të paktën votat që i ka pasur dikur PD? Do të kishim një shtim të diferencës tradicionale midis PS dhe PD, pra një përqindje që nuk do të ishte 7 apo 8 për qind, po shumë më tepër në favor të PS. Kjo do të thoshte se PS, me ndihmën e PDIU-së, do të arrinte objektivn e saj për të kapur 71 vota.

Duke e mbyllur analizën, pa vënë në dyshim apo mbështetur ndonjë teori konspirative, sondazhi i mbrëmshëm thjesht edhe duke qenë i parakohshëm, nuk merr në konsideratë argumentin kryesor të kësaj fushate. Pra borxhet që PD dhe PS kanë dhënë këto 8 vjet për LSI-në dhe që do t’i kërkojnë me çdo mjet e mënyrë që t’u kthehen. Nisur nga kjo ide, sondazhi i mbrëmshëm dhe të jetë i saktë, nuk ka ndonjë rëndësi, qoftë edhe minimale.

(Konica.al)

Next Post
Basha mbron listën e tij: 82% nuk kanë qenë ndonjëherë deputetë

Dorëheqje nëse humbet zgjedhjet? Basha: Vendosin forumet në korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In