• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Aftësi për Punë”/ Firmoset marrëveshja me Zvicrën, 9.6 milionë franga për arsimin profesional

by Java News
18/09/2020 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me Konfederatën Zvicerane, për fazën dy të projektit “Aftësi për Punë” 2019-2023, me një vlerë prej 9.6 milionë franga zvicerane, të cilat do të vihen në funksion të Arsimit Profesional në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe nga Ambasadori zviceran Adrian Maître.

“Aftësi për Punë” përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit, deklaroi Denaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Projekti mbështet procesin e reformave në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve të kapitalit njerëzor dhe institucional dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale, si dhe fuqizimit të shtetit ligjor, përgjegjshmërisë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut”.

Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të këtij projekti, ku përfituan 9,700 të rinj dhe 400 kompani pranuan 1,400 praktikantë në qytete si Shkodra, Lezha, Berati, Tirana dhe Vlora, si dhe premtoi mbështetje në vijim të fazës së dytë.

“Projekti synon të arrijë një ofertë të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit, që i përshtatet kërkesave të tregut. “Aftësi për punë” pritet të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ky projekt synon të mbështesë krijimin e një modeli shqiptar, që do të frymëzohet nga modeli zviceran në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Ambasadori Maître.

Projekti shtrihet gjeografikisht në 6 qarqe, Berat, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë dhe do të përqendrohet në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional në këto zona.

Prej vitit 2013, Qeveria Shqiptare ka përmirësuar kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin në fushën e arsimit dhe formimit profesional dhe kemi rritur fondet buxhetore si për investimet në drejtim të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve, ashtu edhe për pajisjet dhe laboratorët duke  u krijuar shkollave mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrojnë.

Në këto vite janë 3-fishuar investimet në shkollat profesionale nga 1.5 miliardë në vitin 2015, në 3 miliardë lekë në vitin 2020.

Next Post
“Synojnë krizë artificiale”/ Gjiknuri për PD-LSI: Kërkojnë “qiqra në hell”, po hedhim procesin në erë

“Synojnë krizë artificiale”/ Gjiknuri për PD-LSI: Kërkojnë "qiqra në hell", po hedhim procesin në erë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Në kokat e turbullta ska vend për humanizmin

September 8, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

September 8, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

September 8, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

September 8, 2026
Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

September 8, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

September 8, 2026
Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

September 8, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

“Keni noterizuar plaçkitjen e vendit”/ Balla i përgjigjet Bardhit: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

September 8, 2026
Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

September 8, 2026
FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com