• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrimi i Kryemadhit me PD shqetëson aleatët, Mediu: LSI nuk është pjesë e së djathtës

by A R
09/01/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrimi i LSI-së me Partinë Demokratike ka sjellë shqetësime tek aleatët e demokratëve.

Kjo ka qenë edhe një nga pikat e nxehta të debatit në mbledhjen e së hënës të kryedemokratit me aleatët e vegjël.

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu në një intervistë për “TemA tv” ka sqaruar pozicionin e LSI-së. Ai tha se LSI nuk është në koalicion me PD-në por është në një pozicion Politik.

 “LSI është pjesë e një fronti opozitar politik dhe qytetar, për rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit. Nga ana tjetër duhet të bëjmë dallimin e qartë, koalicionin politik të së djathtës me pozicionin politik të LSI-së.

Koalicioni i PD-së është një koalicion i djathtë ndërsa LSI është një parti politike e majtë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të formojmë një të djathtë që është funksionale dhe ka një bashkëbisedim të ngushtë me qytetarët për të bërë të qartë vizonin e PD-së dhe për të bërë bashkëshoqërues qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

Ka edhe një agjendë veprimesh politike ku në një pjesë është e përfshirë edhe LSI-ja por ka edhe një agjendë veprimesh politike që ka të bëjë me organizimin elektoral të partive të djathta,” u shpreh ai.

Duke folur për protestëne opozitës që do të zhvillohet më datë 27 janar, Mediu gjykon se ajo nuk pengon çeljen e negociatave me BE-në.

“Çështja e hapjes së negociatave me BE-në, nuk ka të bëjë me një opozitë të squllur e cila rri dhe nuk reagon, nuk ka të bëj me një shoqëri që rri dhe pranon të keqen. Procesi i integrimit evropian ka të bëjë me një proces kushtesh që duhet të plotësojmë ne. Ne nuk i bëjmë këto kushte për te kënaqur Brukselin por i bëjmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptar” tha ai.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe Mediu u shpreh se opozita do të jetë e pranishme në komisionin e reformës zgjedhore. Ai kërkoi që të ndryshohet sistemi që deputetët të zgjidhen nga populli dhe të mos caktohen nga kryetarëët e partive.

“Çështja e reformës zgjedhore nuk është çështje partish të vogla dhe partish të mëdha, por është për ti kthyer të drejtën shqiptarëve që të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre ne kuvendin e Shqipërisë. Për fatin e keq me sistemin aktual zgjedhor nuk janë shqiptarët ata të cilët zgjedhin përfaqësuesit e tyre por janë kryetarët e partive,” gjykon Mediu. /b.d

Next Post
Vëllezërit shkojnë te xhaxhai, grushte me të dhe kushëririn

Sherr në një gjimnaz të Tiranës, plagosen me thika dy adoleshentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com