Pakistani dhe Afganistani theksuan dje se kishin si synim të bashkoheshin me Kinën dhe SHBA-në në fillim të muajit janar për fillimin e bisedimeve për paqe mes talebanëve afganë dhe Kabulit.
Në vizitë në Kabul, Raheel Sharif, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë pakistaneze zhvilloi takime me presidentin, Ashraf Ghani dhe kreun e ekzekutivit, Abdullah Abdullah, gjatë të cilave ata ranë dakord për organizimin e një takimi katërpalësh në javën e parë të janarit, për të hartuar një plan, sipas Asim Bajwa, zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.
Presidenca afgane theksoi në një komunikatë se përfaqësuesit afganë, pakistanezë, amerikanë dhe kinezë do të marrin pjesë në këtë takim.
ATSH