Nuk përmbahen më talebanët. 20 anëtarë të forcave të sigurisë afgane kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur gjatë dy sulmeve nga talebanët në provincën e Sar-e-Pol.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi I guvernatorit të provincës, duke shtuar që përleshje të fuqishme me armë kanë vazhduar për orë të tëra në zonën e Sayyad.
Zëdhënësi i talebanëve, Qari Yousof Ahmadi ka marrë përsipër sulmin.