Të paktën 30 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë janë palgosur, shumica civilë, në një sulm të ndodhur sot në mëngjes kundër spitalit ushtarak më të madh në Afganistan, në Kabul, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
“Fatkeqësisht, më shumë se 30 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi sot, ku shumica ishin pacientë, mjekë dhe infermierë si dhe katër sulmues”, theksoi gjenerali Daud Waziri, zëdhënës i Ministrisë./b.d.