Presidenti amerikan Barack Obama nuk do t’i përmbahet premtimit të tij për tërheqjen e të gjitha trupave nga Afganistani deri në fund të mandatit në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas disa zyrtarëve të lartë në administratën amerikane, do ftë jenë 5500 trupa të dislokuara në Afganistan më 2017, kur Obama do të largohet pas tetë viteve në detyrë si president i SHBA, duke ia lënë në dorë konfliktin pasardhësit të tij.
Më herët, Obama kishte planifikuar të tërhiqte gjithë trupat amerikane në Afganistan, me përjashtim të një pranie të vogël me bazë në ambasadën në Kabul. Afati ishte fundi i vitit të ardhshëm, ndërkohë që presidenti i ri do të marrë postin në janar 2017.