• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afganistan/ Nuk ka fare shqiptarë, civilë apo ushtarakë! Tirana parimisht dakord për strehimin e refugjatëve

by Java News
14/08/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimi të lajmit nga Agjencia e lajmeve Reuters se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me shumë vende, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare.

37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke.

Më herët Shqipëria ka pasur një kontigjent në qytetin Herat të Afganistanit, nën komandën italiane, qytet që sot është pushtuar nga talebanët. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë ushtarak apo civil në territorin e Afganistanit.

Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, që janë civilë, përkthyes dhe punonjës të administratës së ushtrisë amerikane.

Këta punonjës për talebanët mund të konsiderohen si armiq dhe ata rrezikojnë jetën duke qëndruar në Afganistan.

Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi, ende nuk ka një vendim dhe nuk është folur as për shifra të refugjatëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një testim dhe bisedë me disa shtete për mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre.

Shqipëria ka dhënë disponibilitetin e saj duke qenë edhe vend anëtar i NATOS. Bëhet fjalë për një prezence të përkohshme e këtyre refugjatëve në vendin tonë. Më herët ishte Kanadaja që konfirmoi pranimin për të strehuar 20 mijë civilë afganë, punonjës të administratës së ushtrisë amerikanë gjatë misionit të tyre në Afganistan.

Next Post
Izraeli hedh në plehra 80 mijë doza të vaksinës Pfizer

Rritja e shifrave në Shqipëri/ Apelon ministrja Manastirliu: Vaksinohuni sa më parë, shfrytëzojeni muajin e hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

February 10, 2026
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

February 10, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

February 10, 2026
Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

February 10, 2026
Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In