• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Afganistan: BE dhe NATO në gjendje shoku

by
17/08/2021 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatitur marshimi i shpejtë i talibanëve dhe dorëzimi i shpejtë i qeverisë afgane. Vetëm të enjtën e kaluar, krydiplomati i BE, Josep Borrell shkroi, se talibanët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve në Doha, të bien dakord për një armëpushim dhe një qeveri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Të shkruash këtë dy ditë para rënies së Kabulit, do të thotë të mos e njohësh gjendjen.

Të hënën në mëngjes pasoi lutja që të garantohet tërheqja e rregulluar dhe e sigurtë e të gjithë të huajve dhe afganëve që kanë punuar për forcat e huaja. Kjo lutje është nënshrkuar nga përfaqësues të BE dhe pjesë të bashkësisë ndërkombëtare. Skenat kaotike në Kabul tregojnë, se është i mundur vetëm evakuimi ushtarak. Të martën pasdite është planifikuar takimi i posaçëm i ministrave të Jashtëm të BE.

Paralajmërime dhe ankesa nga Parlamenti Europian

Presidenti i Parlamentit Europian kërkon një reagim të përbashkët të BE. Kush përndiqet, ai duhet të ketë mundësi të marrë azil, tha David Sassoli. Afganistani ka nevojë për një zgjidhje politike të qëndrueshme që mbron të drejtat e grave dhe u lejon afganëve të jetojnë në siguri dhe dinjitet. Zëdhënësit për politikën e jashtme tek Partitë Popullore Europiane, paralajmërojnë, se duhen evakuuar njerëzit atje.

“Krahas forcave afgane të punës së Bundeswehrit, pishtarin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut e kanë mbajtur edhe mjeket, kryebashkiaket, aktivistet për të drejtat e grave në Afganistan.” Të Gjelbrit kërkojnë që BE të evakuojë të paktën 600 forca lokale bashkë me familjet e tyre të misionit të policisë së BE, EUPOL, të delegacionit të BE në Kabul, të misionit të ndihmës, ECHO. “Europa duhet të përmbushë përgjegjësinë për forcat lokale të misioneve të BE. Në vend të veprojnë shpejt, Komisioni i BE dhe qeveritë kombëtare grinden për kompetencat”, kritikon zëdhënësi i të Gjelbërve dhe eurodeputeti, Sven Giegold.

Reagime të NATO-s

Në disa vende europiane, anëtare të NATO-s, të hënën u zhvilluan takime të komiteteve të sigurisë, si në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Francë. Shtabi qendror i NATO-s në Bruksel heshti. Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace bëri të ditur një procedurë të përshpejtuar për punonjësit civilë. “Aty ku rregullat mund të zbuten kjo do të bëhet.” Britania e Madha planifikon evakuimin e 1200 deri në 1500 njerëzve në ditë, sa kohë që Kabuli ende ka kontroll perëndimor. Si datë e fundit është përcaktuar 31 gushti. “Disa nuk do t’ia dalin”, tha Wallace. Kjo është e trishtueshme. Vetëm afganët që ia kanë dalë të vijnë deri në Kabul kanë shans të evakuohen.

Në Berlin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi, se është e paqartë, sa kohë mund të vazhdojnë evakuimet nga Kabuli. Kancelarja Merkel bëri fjalë të hënën për “orë të hidhura”. Qeveria gjermane ka identifikuar para muajsh 2500 forca lokale, kësaj i shtohen 2000 aktivistë për të drejtat e njeriut e avokatë së bashku me familjet e tyre, gjithsej rreth 10.000 vetë.

Gjermania aktualisht evakuon në bashkëpunim me SHBA. “Pa ndihmën e SHBA ne nuk mund ta kryejmë një mision të tillë”, tha Merkel. Për femrat e ata që u angazhuan për lirinë këto janë “ngjarje të hidhura.” Kandidati i CDU për kancelar, Armin Laschet u shpreh, se zhvillimi në Afganistan është “dështimi më i madh që nga themelimi i NATO-s”.

Në Paris u zhvillua të hënën një takim i posaçëm i Këshillit të Mbrojtjes me presidentin Macron. Në një fjalim televiziv, Macron u shpreh se Franca do të pranojë aktivistë të kërcënuar të shoqërisë civile, artistë, gazetarë “Ne do t’i mirëpresim ata, sepse është nder për Francën të jetë në krah të atyre që luftojnë për lirinë.

“Për mes një ure ajrore në Abu Dhabi do të evakuohen krahas personelit të ambasadave edhe punonjës afganë e aktivistë. Tek qeveria franceze ashtu si edhe në mjaft qeveri të BE ekziston frika e një krize të re refugjatësh, në rast se miliona afganë marrin rrugën drejt BE. Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis e bëri ndërkohë të ditu se Greqia nuk do të shërbejë si “portë hyrëse për një valë të re refugjatësh”./DW

/b.h

Next Post
“Këto dy foto kanë 24 orë diferencë”, gazetarja e CNN hedh poshtë lajmin: Ja e vërteta e shamisë

"Këto dy foto kanë 24 orë diferencë", gazetarja e CNN hedh poshtë lajmin: Ja e vërteta e shamisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In