• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera ‘Partizani’/ Klosi: Koha që Berisha të japë llogari para drejtësisë, ra miti i paprekshmërisë

by Java News
25/10/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Klosi thotë se ka ardhur koha që Berisha të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari për këtë aferë. I ftuar në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Klosi thotë se Berisha duhej të kishte dalë para drejtësisë që në vitet ’97. E përveç këtyr, Klosi shton se Berisha shpëtoi edhe nga 4 vrasjet në Bulevard që sipas tijishin të programuara.

“Tani po vjen një moment i veçantë. Ai duhet të hapë llogari të paktën për këtë rast. Nuk dha llogari për ‘97 vrau njerëz, dha urdhër të apën depot e armëve, shkatërroi policë, ushtrinë. Që atëherë mbi të duhej të ushtrohej drejtësia. Asgjë gjemb nuk i hyri. E ka merituar shumë herë të jepte llogari dhe s’ka pësuar asgjë. U vranë 4 vetë në bulevard. Ato ishin vrasje të programuara, nuk ishin për të ruajtur godinën. U qëllua mbi ta se ishte programuar vrasja që ai të tregonte se ai zot në këtë vend.

Me hetimin që ka nisur ndaj Berishës, si edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, Klosi thotë se ka rënë miti i të paprekshmit, pasi kjo tregoi se prokurorët kanë guxim të prekin edhe Berishën.

“Një nga të paprekshmit ishte Berisha. Ka që nga ‘91, ka 32 vjet në pushtet e kam quajtur. Sa herë merreshin vendime të rëndësishëm kishim parasysh Berisha se ca qëndrim do mbajë, se kishte pas vetes një grup militantësh që bënin sherre.

Kishte dijeni. Është i pari që doli deklaroi se kush e bëri vrasjen. Ai bëri një deklaratë. Gaboi, se tregoi që e dinte se Azemi do vritej, ishte në valle. Dhe në plot raste të tjera. Në këshillin e sigurimit që atëherë kishte edhe atribute ekzekutiv, siç është sot konsultativ, flasin edhe ikin. Atëherë merreshin vendime”, tha Klosi.

Ish-kreu i SHISH u shpreh se mbështetja e Berishës nga zgjedhjet në zgjedhje po bie.

“Unë them jo. S’mund të bëjë më gjë. Ka dy vite që ka nisur foltoren dhe thotë do ta përmbysim dhe e pamë. Ka akoma njerëz, por një gjë është e sigurt nga zgjedhjet në zgjedhje po duket që ky numër po zvogëlohet. Erdhi koha të japë llogari, problemi më i madh që shoh në këtë çështje se po hetohet Berisha për bëmat e veta. Shpresoj që ky të jetë hapi i parë shumë i madh që sistemi i pandëshkueshmërisë nuk ekziston më”, vijoi Klosi.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.

/f.s

Next Post
Berisha refuzon sërish të paraqitet në GJKKO, përfaqësohet nga dy avokatët

Berisha refuzon sërish të paraqitet në GJKKO, përfaqësohet nga dy avokatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In