• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Afera me CEZ, Basha: Presim nga Kuvendi votë konsensuale për hetimin ndërkombëtar

by Java News
30/09/2015 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afera me CEZ, Basha: Presim nga Kuvendi votë konsensuale për hetimin ndërkombëtar

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar nga Kuvendi që ditën e enjte në seancën plenare të bashkohen votot për një hetim ndërkombëtar në lidhje me aferën e CEZ.  Po ashtu Basha foli edhe për reformën në drejtësi, i cili tha se kjo reformë nuk duhet bërë  për të shpërfytyruar kushtetutën.

“Presim dhe kërkojmë nga Kuvendi një votë konsensuale për projektligjin e hetimit ndërkombëtar. Presim nga Prokuroria veprime të shpejta profesionale dhe kurajoze për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të çdo personi përgjegjës. Ne i garantojmë mbështetjen tonë të plotë. Asgjë nuk na ndal në këtë betejë as diversion i trashë, as diversioni i hollë, as manovrat e trasha dhe as manovrat e holla të Ramës dhe Metës”, tha Basha.

Ndwrkohw Basha bëri edhe lidhjen mes marrëveshjes së kaluar në Kuvend për zgjidhjen me mirëkuptim të përplasjes mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it dhe skandalit të mbledhjes së borxheve prej kompanisë DIA.

“Qeveria shqiptare hoqi dorë nga të gjitha gjyqet civile, por mori përsipër fshehjen dhe ndalimin e ndjekjes penale ndaj Hajsek dhe të tjerëve, pavarësisht se ishin denoncuar nga qeveria “Berisha”. Opozita akuzon qeverinë Rama-Meta si shpërdorues të të paktën 600 mln euro pasuri të shqiptarëve. Ka njerëz që mendojnë se marrëveshja kriminale e 31 korrikut 2014 me CEZ dhe skandali i aferës CEZ-DIA janë dy gjëra të ndryshme, por ato janë të lidhura dhe pjesë e një skandali të vetëm. Lidhja që i bën bashkë është klauzola e ndalimit të çdo kallëzimi, hetimi në proces dhe çdo hetimi të asaj që ka ndodhur gjatë qëndrimit të CEZ-it në Shqipëri. Kjo dhe kalimi në votim në heshtje i shërbyen varrosjes së një krimi të madh financiar”, tha Basha.

Next Post

Serbia kërkon që trashëgimia kulturore në Kosovë të negociohet në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com