• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera e Spillesë, si u përfshinë banorët në skemën e mashtrimit

by Java News
21/02/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i tjetërsimit të 58 hektarëve brez me pisha në plazhin e Spillesë të tjetërsuara në letra si tokë arë, ka prekur edhe një bazë ushtarake . 9600 metra/katrorë tokë brenda zonës, që duhet t’i përkisnin Komandës së Forcës Ajrore, i kanë kaluar me certifikatë pronësie biznesmenit Idlir Karkini.

Në normalitet, në një zonë ushtarake, telat me gjemba dhe tabelat paralajmëruese të ndalojnë të kalosh përtej tyre. Por, kjo gjë nuk i ka ndaluar punonjës të shtetit dhe biznesmenë, që jo vetëm të kalojnë përtej poligonit të qitjes në Rreth-Greth, por edhe të përvetësojnë sipërfaqe të tëra me tokë, jo vetëm të pyjeve të Spillesë, por edhe të tokës rërë.

Zinxhiri i falsifikimit për të privatizuar bazën ushtarake përfshin ish-kryetarë të Komunës Kryevidh, regjistrues e noterë. Praktika është e njëjtë si edhe me formulën e përdorur edhe në parcelat e tjera me pisha.

Banorë të zonës përzgjidheshin duke ju marrë dokumentin e identifikimit, regjistrohej toka e më pas firmosej tjetërsimi i saj. Në fshatin Stërbeg, 7 kilometra larg bazës ushtarake jeton 74-vjeçari Rrahman Qoshja.

Sipas dokumentacionit të sekuestruar nga prokuroria ai është pronari që ja ka shitur bazën ushtarake biznesmenit Idlir Karkini. Por, i moshuari nuk di asgjë, nuk e njeh Karkinin dhe ka mësuar që i përkiste poligoni i qitjes kur e kanë thirrur në prokurori.

Rrahman Qoshja ra në kurthin e mashtrimeve tre vjet më parë, kur agronomi i zonës, Ilir Kaja i kërkoi kartën e identitetit për t’i regjistruar 900 metra tokë në fshatin Stërbeg. Madje, Kaja që gjendet nën arrest në dosjen e parë të skandalit të Spillesë e ka çuar edhe tek noteri.

“Kam hedhur firmën. Kam paguar 22 a 21 mijë lekë, por për tokën që kam këtu në fshat. Në Prokurori e mora vesh që isha pronar i poligonit. Jam habitur kur më ka thërritur Prokurori dhe i thashë që nuk e kam unë këtë tokë. Unë s’e kam dëgjuar dhe as e kam shitur. Nuk njoh asnjë person”, tregon Rrahmani.

Akoma më e habitur është Sanija, që gjithashtu sipas kësaj skeme është një nga njerëzit që i ka shitur poligonin Karkinit.

“Ku e dimë ne Poligonin se ku është?! Lirit i dhamë (kartat e identitetit), atij që bën letrat e tokës”, thotë Sanija.

Burimet e prokurorisë pohojnë se në këtë mënyrë janë përdorur të dhënat e 180 banorëve të fshatrave Domen, Zhabjak, Spille, Kryevidh dhe Spanesh, të cilët pa patur dijeni janë bërë pronarë ranishteje dhe pyjesh, që më pas janë regjistruar si tokë arë dhe u janë shitur të tretëve.

Por, situata duket më e rëndë në fshatin Shardushk, ku siç denoncojnë banorët një pjesë e tyre rezulton t’u kenë dhuruar kullotat e fshatit personave të panjohur prej tyre.

“Agron Xhelezi, Ilir Kaja dhe të tjerë që ishin staf i Komunisë. Na thanë që do të na bëjnë tokë shtesë. Kur shkuam në hipotekë për të kërkuar këtë pronë, përfundon e dhuruar toka në kontratë. Bëhet fjalë për pyjet që ndahen për kullota në fshat me vendim të Këshillit të Ministrave. Atyre u punojë mendja dhe bënë këtë. E gjithë kjo është bërë në 70 për qind të fshatit. Na kanë thënë që e ka marrë një person tjetër, por nuk e dimë”, thonë banorët e Shardushkut.

Për tokat e bregdetit të Spillesë, Prokuroria e Kavajës ka nën hetim 23 persona dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut e abuzimit dhe vjedhjes që i është bërë njërës prej pjesëve më të bukura të bregdetit shqiptar.(TCH)

Next Post
TABELAT/ Financat nxjerrin në ankand pronat e Vefës e Kamberit, si mund t’i blini

TABELAT/ Financat nxjerrin në ankand pronat e Vefës e Kamberit, si mund t'i blini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com