• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e privatizimit të CEZ, PS: Prokuroria e varrosi dosjen e peshqve të mëdhenj!

by Java News
07/11/2017 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Ulsi Manja deklaroi se prokuroria varroi dosjen e CEZ, e cila kishte disa peshq të mëdhenj, ndërsa nuk është marrë në konsideratë asnjë gjetje e komisionit hetimor të Kuvendit. Ai u bëri thirrje të gjithë prokurorëve që të distancohen nga politika.

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga dosjet më të qarta të korrupsionit, të privatizimit të CEZ pa marrë një pyetje asnjë person të akuzuar dhe asnjë dëshmitar. Nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve nga komisioni hetimor.

Prokuroria u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet, ndërsa tani jo vetëm nuk e vendos ujin në zjarr me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, por ka kërkuar mbylljen e saj. Kush janë këto prokurorë, kush ua ka dhënë këtë pushtet që të sillen si tregtarë me drejtësinë.

Prokuroria po bën pazare, e di gjithë Tirana, prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës. Po provon një kalbëzim të sistemit, por nuk ka për ta ndaluar orën e drejtësisë së re. Edhe sikur të gjejë në gjykatë të tredhur edhe të korruptuar si ata që e cuan për varrosje dosjen e CEZ.

Thirrje prokurorëve të ndershëm që të presin Vettingun me qetësi dhe të distancohen të mos vazhdojnë që të marrin më urdhra. Është ora që peshqit e mëdhenj të shkojnë para drejtësisë” deklaroi ai.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor. Kërkesa drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mbylljen e dosjes i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në raportin e komisionit hetimor, i miratuar nga Parlamenti, dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e mbi 17 ish-funksionarëve shtetërorë ishte 450 milionë euro.

Megjithatë, sipas prokurorisë, në dosjet me objekt të njëjtë, referuar nga Kuvendi dhe Romeo Kara, nuk ekzistojnë elemente të veprave penale.

ma.me

Next Post
Problemi me autobusët e Kosovës, Dako sqaron pushuesit: Na mirëkuptoni, nuk është diskriminim

SHBA i refuzoi vizën? Vjen reagimi i kryebashkiakut Dako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In