• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera e naftës ‘virgin’, arrestohet në Frankfurt biznesmeni Ardian Xhillari

by Java News
01/02/2018 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ditën kur prokuroria e Tiranës çoi për gjykim dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin, është arrestuar biznesmeni shqiptar Ardian Xhillari. Ai u prangos në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi ndërkombëtar. Ardian Xhillari është pronar I Tea Construction and Petrol, dhe ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për fshehje të ardhurash, mospagim taksash, si dhe pastrim parash. Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg. Nga hetimet rezultoi se ishte shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër akuza kërkon dhe dënimin me 5 milionë lekë gjobë të kompanisë së tij.

Për çështjen akuzohet edhe ish-nëndrejtoresha e doganave Lula Njebza, e cila sipas Prokurorisë ka shpërdoruar detyrën dhe për këtë duhet t’i hiqet liria për 5 vite.

Xhillari është hetuar në mungesë, pasi prej majit të vitit të kaluar nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas prokurorisë Xhillari kishte marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virgin” në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, në Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh. Por, 4.4 milionë litra naftë u shpërndanë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Lista e çështjeve penale në ngarkim të Xhillarit siguruar nga prokuroria:

1. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite burgim;

2. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave” të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me 2(dy) vite burgim;

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15(pesembedhjete) vite burgim;

4. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10(dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;

5. Në zbatim të nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15(pesëmbëdhjetë)vite burgim;

6. Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave” “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000(pese milion) lekë.

7. Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim;

8. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5(pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;

9. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3(tre) vite burgim;

10. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.

Next Post
Skandali me trukimet, prokuroria në FSHF për të sekuestruar raportin e UEFA-s

SHKRESAT/ Gara në FSHF, shoqatat fantazmë 'mish- mash' me emrat e delegatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In