• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Afera CEZ’/ Juristi i OSHEE, Kara, kallëzon penalisht Sali Berishën dhe 15 zyrtarë

by Java News
30/03/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ. Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale.

Konkretisht ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “, ”shkelje të barazisë në tenderë apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ.

Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze, kjo për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës. Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.

Në kallëzimin penal që Report Tv disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës. Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim. Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.

Por ndryshe nga Taçi, në rastin e CEZ shkelja nuk u bë kurrë publike. Sipas kallëzimit, u negociuan kushtet e tenderit me VKM, pasi CEZ-u u shpall fitues. U ndryshua niveli i borxhit të keq si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender. U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH. Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet. Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi. Edhe komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla e gjente ish-kryeministrin fajtor për një seri veprash penale të kryera gjatë privatizimit, por deri më tani nuk ka ngritur padi në drejtim të tij.

ma.me

Next Post
Jo vetëm turizëm “patriotik”, Shqipëria dyfishon turistët e huaj

RAPORTI/24% e vendeve të punës në Shqipëri vijnë nga turizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In