Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Autoritet Rrugor, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.
Sipas Prokurorisë, këta persona në bashkëpunim më njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, të cilët po hetohen, dyshohet të jenë pjesë e skeme korruptive, e cila i ka sjellë buxhetit të shtetit të paktën 54 milionë dollarë dëme.
Hetuesit kanë sekuestruar nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Transporteve të gjitha praktikat e ndjekura për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të parë nëse përputhen punimet që janë kryer, me paratë që kanë dalë nga buxheti.
Prokuroria i ka shtrirë hetimet edhe në Ministrinë e Transporteve dhe priten arrestime të ish–zyrtarëve të tjerë. Prokuroria ka në tavolinë dy kallëzime të bëra për këtë segment, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
a.ç