• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera 1 mln dollarë e PD ngec në darën e ligjit, nenet që janë shkelur

by Java News
01/12/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Afera prej 1 mln USD për lobim në SHBA dhe mbajtja fshehur e kësaj pagese duke mos e deklaruar, qartazi duket se e ka vendosur kreun e PD Lulzim Basha në pozitën më të vështirë politike që kur ai u angazhua në PD 12 vite më parë, pas skandalit me rrugën Durrës- Kukës, ku Basha ishte sërish protagonist i një afere akoma më të madhe në shifrat 200 mln euro, sipas Prokurorisë shqiptare. Përtej ‘akrobacive’ legjislacioni shqiptar mbështetur në ligjin për “Partitë politike” dhe Kodin Zgjedhor është i qartë në këtë drejtim. Legjislacioni shqiptar detyron partitë politike, sa i përket financimeve, që të udhëhiqen nga transparenca. Çdo e dhënë për burimet financiare të partive si dhe shpenzimet e tyre bëhen publike duke nisur që nga burimet financiare, kuota e anëtarësisë, fondet publike, fondet jo publike. Lidhur me këto, partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë KQZ, të cilat duhet të përmbajnë informacion të detajuar për burimet e financimit dhe shpenzimet. Partia politike dorëzon në KQZ kopje të plotë të dokumentacionit, shkruan javanews.al.

Skema
Nga dita e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, brenda 60 ditëve, çdo parti duhet të kishte regjistruar dhe bërë publik të gjithë dokumentacionin, të ardhura-shpenzime. Në rastin e PD kemi të bëjmë me mosdeklarim të burimit të të ardhurave për shumën prej afro 1 milion USD. Shpenzimi i kësaj shume dyshohet se është bërë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Lidhja e kontratës direkte me vlerë 25 mijë dollarë, e firmosur nga Basha, është shoqëruar me disa kontrata indirekte me vlerë të lartë përmes një kompanie guackë me kapital vetëm 100 paund. Një kompani e regjistruar në Edinburg, pronarë të së cilës janë dy kompani të tjera, “Azvero-Comporation” dhe “Liminal Comerce”, të cilat kanë bërë pagesa në emër të PD dhe Bashës në vlerën 525 mijë dollarë brenda një dite. Kjo është forma më e përdorur e pastrimit të parave, e shmangies nga taksat dhe tatimet. Është një nga rastet më tipike të shkeljes së rekomandimeve të Financial Action Taxs Force, si institucioni më serioz kundër pastrimit të parave. Nga ana tjetër kjo skemë është në shkelje të hapur me ligjin 9917, i vitit 2008 i ndryshuar “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Sipas nenit 287 të cituar më sipër, pagesat janë bërë me para të cilat burojnë nga burime të paligjshme, shkruan javanews.al.

Next Post
Reshjet/ Pritet rëndim i situatës në jug të vendit, Vjosa del nga shtrati

Reshjet/ Pritet rëndim i situatës në jug të vendit, Vjosa del nga shtrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

October 22, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

October 22, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

October 22, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

October 22, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

October 22, 2026
Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

October 22, 2026
Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In