• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Afati i rivlerësimit të pronave shtyhet me 3 muaj të tjerë, shkak kërkesat e larta të qytetarëve

by Java News
03/02/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyhet edhe me 3 muaj procesi i rivlerësimit të pronës, me masën e tatimit 2%.

Udhëzimi i miratuar në shtator përcaktonte se afati i procesit të rivlersimit duhet të mbyllej në fund të muajit shkurt, por News24  ka mësuar se qeveria do ta miratojë shtyrjen e afatit të procesit deri më 31 maj.

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirian Muho në një intervistë për News 24 thotë se arsyeja për shtyrjen e afatit është kërkesa e lartë e qytetarëve për rivlerësimin e pronave.

“Për shkak të fluksit në rritje është parë e udhës që ky afat të zgjatet tashmë, ka një iniciativë të Ministrisë së Financave dhe Ministrissë së Drejtësisë për t’i paraqitur qeverisë ndryshime në ligjin që parashikon rivlerësimin e pasurive për ta shtyrë këtë afat deri në 31 Maj. Për të qënë më konkret nëse një pasuri është krijuar në vite dhe ka pasur një vlerë të caktuar, nëse kjo pasuri do të shitej në kushtet e sotme detyrimi që do të kishte qytetari ndaj organeve tatimore do të ishte një detyrim i konsiderueshëm. Nëse një qytetar këtë pasuri do ta shiste, diferenca midis vlerës që kjo pasuri ka sot me vlerën që ka pasur në momentin e krijimit, do të llogaritej një detyrim 15 %. Nëse qytetari vjen dhe do të kryeje procesin e rivlerësimit, atëherë pasuria do të ketë një vlerë të përafërt me vlerën e tregut, pra nëse pasuria në momentin e krijimit ka pasur vlerën 200 apo 300 mijë lekë dhe sot ka një vlerë 20-30 mijë, vlera do të llogaritej 2% e diferencës së vlerës së pasurisë në kushtet e sotme me atë çfarë ka pasur në momentin e krijimit të saj. Nëse kjo pasuri do të futej në tregun imobilar, vlera që do të paguajë qytetari do të ishte jashtëzakonisht e vogël”,- tha Muho. Sipas kryeregjistruesit, Muho nga 1 shtatori 2016 deri më 31 janar 2017, janë 27 mijë aplikime të dorëzuara.

“Deri tani kanë arritur 27 mijë aplikime, natyrisht pesha më e madhe e Tiranës, por edhe zyra të tjera si Durrësi, Elbasani dhe Vlora”.

Por çfarë procedure duhet të ndjekë dikush që kërkon të rivlerësojë një pasuri? Fillimisht, pronari apo një person me prokurë për të kryer këtë proces, duhet të marrë formularin në sportelet e hipotekës.Më pas ai duhet të plotësojë të dhënat e tij, numrin e pasurisë dhe taksën që duhet të paguajë. Pas dorëzimit ai bën pagesën në bankë dhe brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohet në kartelën e pasurisë./a.k

Next Post
Costa arrin marrëveshjen e transferimit në Kinë

Costa arrin marrëveshjen e transferimit në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

October 20, 2026
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

October 20, 2026
Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

October 20, 2026
Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!

October 20, 2026
Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

October 20, 2026
Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

October 20, 2026
Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

October 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com