• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Afati i Konjufcës për formimin e qeverisë drejt fundit, Kryediplomati gjerman: Kosova të ketë një ekzekutiv të stabilizuar

by Os De
18/11/2025 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë për të vepruar brenda dhe jashtë. 

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Jashtëm gjerman tha se një pritje e tillë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit është e arsyeshme. Sipas tij, për disa në rajon, Kosova konsiderohet simbol i demokracisë dhe shoqërisë së fortë civile. 

“Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejt të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Votuesit janë duke pritur formimin e saj që prej tetë muaj. Ata kanë pritje të arsyeshme që këto procese demokratike të marrin një përfundim pozitiv dhe këtu bën pjesë edhe një qeveri stabile”, tha ai. 

Thirrja e tij për një qeveri të re vjen vetëm një ditë para se të përfundojë afati kushtetues për Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit. 

Konjufcës, që është mandatari i dytë për formimin e Qeverisë, i duhen 61 vota për të formuar Qeverinë e re. Udhëheqësi i partisë së tij, Albin Kurti, paraprakisht kishte dështuar që të siguronte këto vota në Kuvend. 

Wadephul tha se Gjermania e mbështet dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por pohoi se ky proces së voni ka ngecur. 

“Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë shumë shpejt përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit, që i përmban të gjithë elementët relevantë për normalizim, duhet të zbatohet shpejt dhe në plotni. Këtë e presim nga të dyja palët dhe për këtë nevojitet më shumë angazhim nga Kosova dhe Serbia”, tha ai. 

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por pakti nuk është zbatuar ende. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët. 

Sipas kryediplomatit evropian, në këtë drejtim, Kosovës i kërkohet që të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sa i përket dialogut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi mbetet i përkushtuar në këtë proces. 

“Përderisa Kosova mbetet nën masa të vetë BE-së, as dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk mund të konsiderohet i balancuar, parimor apo i barabartë”, tha ajo. 

Osmani kërkoi heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës në verën e vitit 2023 për shkak të tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, por edhe ndihmën e Gjermanisë për integrimin evropian të vendit. 

Wadephul, që po zhvillon vizita në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u zotua se Gjermania do ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane, teksa tha se zgjerimi i BE-së është “urgjencë gjeopolitike”. 

“Ne të gjithë, qofshim anëtar të BE-së apo jo, duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë që destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë. Përpjekjeve për destabilizim iu përgjigjemi me një Evropë të bashkuar. Në këtë kuadër, zgjerimi i BE-së tani është një urgjencë gjeopolitike. Për këtë, për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektivë realiste”, tha ai. 

Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova ka ngecur në procesin e integrimit evropian, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat. Shteti ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian./REL/ 

Next Post
85 mijë vende pune për të huajt/ Zvicra “hap dyert” për punësim me paga deri në 6.500 euro

85 mijë vende pune për të huajt/ Zvicra “hap dyert” për punësim me paga deri në 6.500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com