Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaroi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Deputeit Braçe zbuloi detaje të reja mbi këtë nismë të qeverisë në emisionin ’45 minuta’ të gazetarit Denis Minga, në Report TV.
Kjo temë ka hapur një debat politik, ku sot në Komisionin e Ekonomisë anëtarët e PD dhe LSI dolën kundër, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë një vjedhje të madhe. Nga ana e tij, Braçe tha se ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa, duke shtuar se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend.
Intervista e plotë në REPORT TV
Z. Braçe, çfarë mund të themi për ofertën e pa kërkuar të kësaj kompanie për aeroportin?
Këtu nuk bëhet fjalë për investim në interes të një koncorsiumi turk, por edhe të qeverisë së Shqipërisë. Një aeroport i dytë në Shqipëri, në Vlorë është ekonomi dhe është në interes të të gjithëve. Konkurrenca në Shqipëri do të shtohet dhe përfitimet ekonomike do të jenë të kënaqshme.
Ka një shpejtësi për procedurat, pse ky nxitim?
Ajo që kemi kaluar sot në komision nuk është as koncesion as kontrata, ka akoma punë. Procedura është transparente, po materializohet ndryshimi i ligjit për koncesionet. Kontrata do të vijë në parlament për t’u miratuar, qeveria ka ardhur me një projektligj për të informuar publikun, të marrë me ligj të drejtën për të negociuar, nëse arrin në marrëveshje do të ketë një kontratë që do të kalojë sërish në parlament.
Çfarë dimë deri tani, projekti duket i vendosur, Rama tha projekti do të jetë 100 mln euro?
Ka disa elementë, nga toka, tarifat dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë jo vetëm me ndërtimin e aeroportit, por edhe menaxhimi i këtij aeroporti, që nuk do të jetë as aeroport qyteti, as turistik, por i dyti i Shqipërisë, madje pretendimi është që të jetë aeroporti i dytë më i madh. Të dy ministrat ishin orientuar drejt dhe qartë.
Çfarë oferte do të jetë kjo?
Tre kompanitë turke kërkojnë të hyjë në marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin
Për sa vite?
Është pjesë e negociatave
Shifra 100 mln euro që tha Rama?
Për ndërtimin e aeroportit…
Po për ruajtjen dhe sigurinë?
Brenda operohet nga operatori.
Për sa vite do të ndërtohet, është pjesë e negocimit?
Nga prezantimi i ministrave, të tre kompanitë kanë përvojë. Po ndërtojnë aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit. Janë kompani të rëndësishme
Ka një emër koncorsiumi?
Janë tre kompani
Media thotë se është i lidhur me Erdogan?
Çfarë rëndësie ka kjo?
Shehi u shpreh kundër investimeve turke?
Ai ishte diskutimi më i sinqertë sot. Ai renditi disa investime edhe në shkolla, por më rezulton se janë bërë gjatë qeverisjes së PD.
Mund të jetë penduar?
Ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa. Nuk më intereson asnjë problem i brendshëm i Turqisë. Nuk mendoj që ndërtim i aeroportit është gjeo-politik, është ekonomi.
Sa mund të jetë kapaciteti i aeroportit?
Do të jetë pjesë e negociatave. Ajo që dimë është që pista e tij do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Do të jetë më i madhi në vend, aeroporti i Vlorës. Do të duhet kohë të kapërcejë numrin e udhëtarëve që lëviznin nga Rinasi, por do të marrë një pjesë të konsiderueshme.
Pse u zgjodh Vlora?
Unë mendoj që Vlora është zona e duhur ku duhet të ndërtohet, synimi i qeverisë është ta kthejë në qendër transiti.
Po aeroporti i Kukësit, që po lëngon?
Ai i Rinasit në vitin 2015 fitimin e ka pasur 3.7 mld lekë, për 2016, 3.2 mld lekë. Do merremi me Rinasin, pasi është një aeroport që u investuam shumë në qeverinë Nano, i dhamë Shqipërisë një aeroport, pasi atëherë ishte një ngrehinë. Madje në atë kontratë i dhamë mundësinë cdo qeverie që kontrata mund të negociohej. Qeveria e Berishës, që ka qenë në pushtet kur këto tregues ishin arritur nuk ka negociuar.
Ju arritët të negocionit, fituat, po ai i Kukësit?
Po që të fluturojë një avion nga Kukësi duhet të ketë një ofertë, pasi nuk funksionon si park taksish, apo piceri. Janë dy vite që kërkojmë një operator për të ndërtuar aeroportin e Kukësit, pasi në atë gjendje që është nuk ka të marrë që të ulë avionë atje. Kompanitë loë cost varen nga pista në verë apo dimër, ai kërkon investime. Nuk mendoj që duhet ta marrë riskun të gjithë buxheti i shtetit.
Kompania do të ketë buxhet nga shteti për investime?
Qeveria nuk harxhon asnjë qindarkë, edhe për operimin. Në kontratë merr përsipër një risk minimal nga numri i pasagjerëve.
Cdo të thotë?
Nëse nuk do të ketë pasagjerë sa do të përcaktohet në kontratë, qeveria do të paguajë diferencën nga paratë e buxhetit. Një diferencë që për 200 mijë pasagjerë të munguar mund të shkojë në 1.5 mln dollarë në vit.
Po punëtorët do të jenë shqiptarë?
Më intereson numri i punëtorëve që do të jenë të përhershëm, që pritet që të jenë 1 mijë. Edhe në Rinas 98% janë shqiptarë
Për sa vite do ta gëzojnë turqit?
Janë terma që do të negociohen në kontratë
Shpresoj që të mos jetë 50 vite?
Unë nuk habitem nga asgjë nëse nuk kam llogaritë përpara. Kontrata do të vijë në parlament
Deputeti i PD nga Vlora, votoi pro, ju habit?
Flasim për njerëz më seriozë?
Do të ketë investime të tjera të huaja?
Besoj se po në energji dhe naftë. Qeveria duhet të punojë fort për investitorë seriozë për përpunimin e hidrokarbureve, pastaj pjesa e mineraleve mbetet e rëndësishme./Report tv