• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aeroporti i Vlorës, debate të ashpra PD- PS, opozita kundër autorizimit për negociata

by Java News
30/01/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të shpra në komisionin e ekonomisë, lidhur me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Deputetet e pozitës dhe të opozitës po përplasen ashpër, lidhur me faktin se qeveria kërkon autorizimin per nisjen e negociatave, ndërsa deputetet e opozitës deklarojnë se s’kane si të japin një autorizim të tillë, në kushtet kur nuk ka një projekt, ndonëse është një ofertë e pakërkuar. Deputeti i PD Edmond Spaho deklaroi se një aeroport i tillë ndërkombetarë është tërësisht i panevojshëm, në kushtet kur Shqipëria e ka një të tillë që është Rinasi. “Në asnjë vend të Ballkanit nuk ka 2 aeroporte ndërkombetare. Për çfarë të japim autorizim, kur s’keni paraqitur asnjë projekt”, u shpreh Spaho. Ndërsa ministri i financave Arben Ahmetaj u shpreh se dhënia autorizimit nuk nënkupton fillimin e punimeve, pasi do të jenë sërish deputetët ata që do të votojnë pro ose kundër ndërtimit të aeroportit në Vlorë, në përfundim të negociatave.

Mbledhja

Në mbledhjen e sotme të komisionit për ekonominë dhe financat po diskutohet projektligji për aeroportin e Vlorës. Të pranishëm në këtë diskutim jane Ministri i Infrastrukturës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri si dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Sipas ministrit Gjiknuri, kapacitetet e Aeroportit të Rinasit janë të pamjaftueshme në një kohë kur ka dyfishim të kërkesave për fluturime nga vende të ndryshme.

“Ngritja e aeroportit të ri në jug është një investim që do ta marrë konsorciumi turk. Do kemi një rritje ekonomike jashtëzakonisht të madhe,” tha Gjiknuri.

Po ashtu edhe ministri Ahmetaj tha se aeroporti i Vlorës do t’i hapte rrugën një mundësie të re për fluturimet.

“Do i hapim rrugën një mundësie të re për fluturimet. Është bërë një punë e menduar mirë, grupi që ka sjellë propozimin është një nga kompanitë më të mëdha në botë, që ndërton aeroportin e Stambollit. Hyrja në tregun shqiptar e një aeroporti tjetër do sjellë një liri të konkurrencës në këtë sektor. Aeroporti i Vlorës mendohet që në fillesat e veta, do të arrijë në 600 mijë pasagjerë dhe me atë rritje që duket që ka lëvizshmëria, parashikimi që bën kompania është 7% rritje për vit të numrit të pasagjerëve. Duhet të theksojmë që financimi nuk do të bëhet nga shteti shqiptar, por me fondet e kompanisë.  Për aeroportin mendohet të investohet 100 mln euro,” u shpreh Ahmetaj.

Të dy ministriat thanë se propozimi është mbështetur në kushtetutë nga ana ligjore, dhe po kërkojmë autorizimin në emër të Republikës së Shqipërisë për interesin e vendit që të nisim negociatat.

ma.me

Next Post
Goli ndaj Lazios, Cutrone pranon: Po, shënova me dorë por…

Goli ndaj Lazios, Cutrone pranon: Po, shënova me dorë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In