• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aeroporti i Vlorës, cilat janë faturat që do të paguaj shteti shqiptar

by Java News
01/02/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti miratoi pa votat e opozitës, projektligjin që autorizon qeverinë të nisë shqyrtimin e ofertës së turqve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të behet me financim të privatit, por buxheti i shtetit do të mbulojë kostot e trafikut të munguar të pasagjerëve. Numri i pasagjerëve që kompania parashikon të ketë në vit, do të përcaktohet në kontratë.

DEBATI

Dy ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri thanë gjate shqyrtimit ne Komisionin e Ekonomise se qeveria do të marrë riskun minimal për mbulimin e trafikut të munguar. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha investimi do të jetë tërësisht privat, pa pjesëmarrjen e buxhetit të shtetit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se nëse nuk realizohet numri i parashikuar i pasagjerëve, kostoja për trafikun e munguar do të mbulohet nga buxheti i shtetit, por risku do të jetë i ulët.

“Parashikohet që kthimi i investimit dhe realizimi i fitimit për këtë projekt të bëhet nëpërmjet tarifave, që do të paguajnë përdoruesit fundorë për shërbimet që do të ofrohen, por duke kërkuar gjithashtu, dhe një garanci jo sovrane nga shteti shqiptar, në rast të mosrealizimit të parashikimeve të numrit të pasagjerëve: Është koncepti i garantimit të minimumit të riskut, duke iu referuar numrit të pasagjerëve. Është një metodologji shumë e njohur.

Madje, së fundmi, Aeroporti i Zagrebit, që është ndërtuar gjatë tre-katër viteve të fundit dhe është futur në përdorim e operim vetëm rishtazi, ka të njëjtën formulë të garantimit të ndërtuesit dhe operatorit. Risku i kërkesës: Nëse do të ecim me logjikën e garantimit të numrit të pasagjerëve, pra, nëse do të vendoset në negociatë të ecet me atë drejtim, që është besoj një standard ndërkombëtar, atëherë, ky risk i mbetet në potencë buxhetit të shtetit, pra, nëse nuk materializohet numri i pasagjerëve, mbi të cilin mund të bazohet logjika e planit të biznesit.

Po ju sjell shembull për ta furnizuar argumentin, jo shembull ligjor: nëse logjika është që mbulimi i të gjitha kostove të jetë te 600 mijë pasagjerë, nëse do të materializohen 400 mijë pasagjerë, kostoja buxhetore do të shkojë maksimumi 2.5 milionë dollarë”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se në 2-3 vitet e para të operimit, parashikohet që numri i pasagjerëve të jetë 600 mijë, ndërsa kompania parashikon rritje të numrit të tyre 7 për qind në vit. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja Jorida Tabaku, tha se kohëzgjatja e ndërtimit të aeroportit të Vlorës do të shtojë 3,5 vjet kohëzgjatjen e koncesionit të Rinasit.

“Ndryshe nga operimi i aeroportit të Kukësit, që nuk ka impakt në zgjatjen e mëtejshme të afatit të koncesionit të aeroportit të Tiranës, vënia në operim e aeroportit të Vlorës do të ndikojë me zgjatjen me 0,5 vjet, për çdo vit të mbetur nga koncesioni aktual deri në vitin 2027. Sikur punimet të fillojnë në qershor 2018, siç pretendon Kryeministri, ky aeroport nuk mund të jetë gati para vitit 2020 duke pasur parasysh kohën fizike për ndërtimin dhe certifikimin e tij, që do të thotë, se shtesa për koncesionin e aeroportit ‘Nënë Tereza’ do të jetë 3-3,5 vjet”, u shpreh Tabaku.

Ministri Ahmetaj tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të mundësojë heqjen e monopolit të Rinasit dhe do të rrisë konkurrencën. “Ne mendojmë se hyrja në tregun shqiptar e një aeroporti tjetër, do të bëjë të munduar heqjen e monopolit të këtij shërbimi nga Aeroporti i Rinasit, i menaxhuar nga Tirana Internatinal Aeroport, dhe do të sjellë patjetër një rritje të konsiderueshme të konkurrencës në këtë sektor”, tha Ahmetaj.

ma.me

Next Post
Në Uashington është rikthyer Lufta e Ftohtë

Në Uashington është rikthyer Lufta e Ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In