• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aeroporti i ri i Erdoganit më i madhi në botë

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia po ndërton aeroportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan.

Aeroporti pason pas ndërtimit të pallatit pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë.

Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i presidentit Erdogan. Në mbarë vendin po realizohen ndërtime gjigande. Më 2023 republika e Turqisë feston 100 vjetorin e saj.

E deri atëherë duhet të kenë përfunduar këto projekte, me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.

Aeroportin gjigand shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan.

Rregullisht, presidenti i shtetit interesohet personalisht në kantierin e ndërtimit, si po ecin punët. Aeroporti do të mbajë më vonë emrin e tij.

Pro dhe kundra aeroportit të ri të Stambollit

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Evropës dhe Azisë.

Vetëm pista për uljen dhe ngritjen e avionëve do të ketë gjashtë. Që pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve.

0-19304199-401-00_1465463143-1054052

 

“Territori i aeroportit do të arrijë deri 300 metra pranë fshatit tonë. Bujqësinë atëherë mund ta harrojmë. Më shumë se dy të tretat e tokave tona na i morën thjesht pa na dhënë asnjë shpërblim”, thotë një blegtor në fshatin Yenikoy pranë kryeqytetit.

Mbrojtësit e mjedisit ankohen për humbjen e sipërfaqeve gjigande me pyje. Por për konsorciumin e ndërtimit, këto janë ankesa që frenojnë përparimin. Në fshatin Yenikoy në Detin e Zi kanë mendime të ndryshme për aeroportin gjigand fare pranë fshatit.

Shumë vetë kanë gjetur punë në kantierin e ndërtimit dhe presin impulse ekonomike nga aeroporti. Disa i shikojnë fshatarët që ankohen si bukëshkalë: “Si qytetarë të këtij vendi ne jemi krenarë për aeroportin e ri. Me të ne do të jemi përfundimisht një vend i zhvilluar plotësisht. Për këtë na kanë zili jashtë vendit. Dhe prandaj përpiqen të flasin keq.”

0-19304200-401-00_1465463135-9447199

 

Yusuf Akcayoglu: “Kur e morën ne këtë zonë ajo ishte djerrë. Me një pamje të shëmtuar. Ne tani po ia ngremë vlerën, duke bërë punime. Në këtë kuptim, mbrojtësit e vërtetë të ambjentit jemi ne.”

Autostradat që të sjellin në aeroport presin sipërfaqen më të madhe pyjore të bashkuar të Stambollit. Shumë lloje zogjsh i kërcënon humbja e njërës prej zonave më të rëndësishme të pushimit. Dhe stambollasit i kërcënon humbja e mushkërive të gjelbra të metropolit të madh, shkruan “Deutsche Ëelle’. (b.an)

 

Next Post

Qytetari dixhital: Në Elbasan i’u vu kallashi në kokë fëmijës 1 vjeç e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In