Një pjesë e aeroportit të Brukselit, përkatësisht zona e nisjeve të fluturimeve do të hapet pjesërisht nga e diela.
Hapja do të bëhet pas gati gjashtë javëve që nga koha e sulmeve terroriste me bomba, ka njoftuar administrimi i aeroportit, transmeton Gazeta Express.
Në një komunikatë për media, administrimi i aeroportit ka njoftuar sot se pas ceremonisë së rihapjes, pasagjerët e tri fluturimeve do të mund të nisen të dielën nga zona e nisjeve në aeroport.
Dy sulmuesit vetëvrasës hodhën vetën në erë në atë zonë të aeroportit më 22 mars, ndërsa një sulmues i tretë vendosi një bombë të njëjtën ditë në stacionin e metrosë në kryeqytetin belg. Tani aeroporti po i kthehet funksionimit normal dalngadalë. (b.an)