Vladimir Putin ka dënuar mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë palës izraelitë në luftën e nisur së fundmi.
Sipas liderit rus, veprimet e SHBA-së vetëm sa çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Putin shkoi edhe më tej duke lëshuar kërcënime.
“Aeroplanët tanë Mig-31 janë të pajisur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash”, tha presidenti rus pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.
“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi Putin.
Kujtojmë se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.
“USS Eisenhower dhe anijet e tij shoqëruese do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses së parë të dislokuar në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, duke demonstruar angazhimin e hekurt të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit dhe vendosmërinë e tij për të penguar çdo shtet… që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha Austin në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij në Pentagon.
Forcat Ajrore Qendrore të SHBA njoftuan të shtunën vendosjen e avionëve luftarakë F-15E dhe avionëve luftarakë A-10 në rajonin e Lindjes së Mesme.
/a.r