Forcat Ajrore të Turqisë janë përfshirë në sulmet ajrore të koalicionit në qytetin irakian, Mosul, si pjesë e operacionit që mbështetet nga SHBA-ja, për ta larguar ISIS-in nga vendi. Kështu ka thënë kryeministri turk, Binali Yildirim, transmeton Express.
Turqia dhe Iraku ka kohë që kanë një mosmarrëveshje për prezencën e trupave turke në kampin Bashiqa në veri të Irakut, si dhe për atë se kush duhet të marrë pjesë në operacionin që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara në Mosul.
Turqia ka trajnuar rreth 3.000 trupa për të marrë pjesë, por është e shqetësuar se operacioni mund t’i ndezë tensionet sektariane, citohet “Express”. (b.an)