• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adriatik Llalla, si dosja Nr. 1 e SPAK-ut!

by Java News
01/12/2018 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, ka dështuar në të gjitha tentativat për ta shpëtuar pasurinë e tij nga sekustro preventive, që kishte vendosur mbi të më 23 korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda. Pas Apelit më 9 gusht, Adriatik Llalla është refuzuar përfundimisht sëfundi, edhe nga Gjykata e Lartë. Kjo do të thotë, se deri në përfundim të gjykimit të çështjes me themel ndaj tij, pasuritë do i mbahen të bllokuara dhe ai nuk ka më asnjë të drejtë, që të bëjë lëvizje apo transaksione me to.

Pas hetimeve të kryera, ishte konkluduar se disa pasuri që figurojnë në pronësi të ish Kryeprokurorit, “përbëjnë produkte të veprës penale”. Dyshimet janë se duke shpërdoruar detyrën, Adriatik Llalla ka përfituar shuma të mëdha parashë në rrugë të paligjshme, të cilat më pas nëpërmjet një skeme të caktuar, i ka pastruar ato. Për këtë janë bllokuar:

Një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m², në Durrës;

tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², në Tiranë;

tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², në Tiranë;

tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², në Tiranë dhe,

tokë tjetër arë me sipërfaqe 2250 m², ndodhur gjithashtu në Tiranë.

Vlera e tregut e këtyre pasurive sipas eskpertëve të Prokurorisë ka shifrën e 98.772.00 lekëve të reja, ose rreth 1 milion dollarëve. Në këtë listë dhe në këtë vlerë, nuk janë llogaritur disa pasuri të tjera të patundshme, për të cilat ende po bëhen verifikime nga organet e specializuara ligjzbatuese.

Dosja për ish Prokurorin e Republikës me numër proçedimi penal 65, është regjistruar më 15 mars të këtij viti, fillimisht në Prokurorinë e Durrësit e më pas çështja u transferua në Tiranë. Mbi të rëndojnë 4 vepra penale: “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”; “mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”; “pastrim të produkteve të veprës penale”; si dhe “shpërdorim detyre”.

Adriatik Llalla e ka shënuar emrin si i pari Kryeprokuror në historinë e Shqipërisë, që vendoset nën akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista dhe që i sekuestrohet pasuria. Këto akuza ishin paralajmëruar fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit që e futi familjen e Adriatik Llallës në “listën e zezë”, duke i ndaluar hyrjen në SHBA, për shkak të “përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni në detyrë”. Ish- Ambasadori Amerikan Donald Lu ka kërkuar edhe bllokimin e pasaportës së tij, për të mos e lejuar që të udhëtojë i lirshëm nëpër botë, duke hedhur dyshimin e arsyeshëm se mund të arratiset.

Deri tani Llalla nuk është marë në pyetje nga Prokuroria. E gjitha kjo, sigurisht që e ka një kuptim shumë të qartë. Më datën 11 dhjetor, Kryeprokurorja Arta Marku ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të Prokurorëve për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ky organ i hap rrugën zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përhershëm e bashkë me të, edhe ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nga SPAK-ut do të varet më pas edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Të dy këto organe do të meren, bashkë me luftën kundër krimit të organizuar, edhe me hetimin e dosjeve për korrupsionin në nivelet më të lartë të shtetit, qeverisë dhe politikës.

Në këtë mënyrë, Adriatik Llalla mund të bëhet i pari ish-zyrtar i lartë shqiptar që hetohet nga SPAK dhe BKH. Ky hap do të ishte sinjali më i qartë që do i jepej partnerëve perëndimorë, sidomos SHBA, por edhe BE në lidhje me vullnetin për ta çuar përpara reformën në drejtësi. Ironia e fatit në këtë rast e do, që ish Nr. 1 i Prokurorisë së Shqipëri, që u bë Pengesa Nr. 1 e kësaj reforme, ta shënojë emrin në Dosjen Nr. 1 të hetimit, nga organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.

Next Post
Si sot, më 01 Dhjetor, vdiq perandori Romanov dhe Pirandello

Si sot, më 01 Dhjetor, vdiq perandori Romanov dhe Pirandello

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

August 14, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Basti i Zelenskyt në Beograd, Serbia s’mund të jetë model! Kosova, pika më e ndjeshme

August 14, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

August 14, 2026
Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

August 14, 2026
Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

August 14, 2026
FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

August 14, 2026
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com