• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adriatik Llalla “non grata në SHBA”, ikën familjarisht në Gjermani, reagon ambasada

by Java News
27/02/2018 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, fill pasi u njoh me vendimin e Departamenit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Gazeta “TemA” adresoi një kërkesë për informacion pranë Ambasadës gjermane në Tiranë, për të mësuar mbi vendimin e “Berlinit zyrtar” për të strehuar një person të akuzuar për korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, referuar vendimit të firmosur nga sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson.

“1. Si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur  “a non grata” ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, Gjermania i ka siguruar atij lejë qendrimi?

2. A do të ndryshojë ky vendim nëse Drejtësia nis hetimet për  të?” ishin pyetjet në kërkesën e depozituar nga “TemA”.

Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë në përgjigjen e përcjellë nënvizon se ky qëndrim është i përkohshëm.

Dr. Johannes Dietrich, personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në Ambasadë, thotë se ligjistlacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit që të strehohet si çdo qytetar normal.

“I dashur z. Andrea Danglli,

pyetjeve tuaja të mëposhtme po u përgjigjem si vijon:

Për arsye të mbrojtjes së informacioneve personale Ambasada nuk pozicionohet lidhur me raste të vecanta.

Përgjithësisht ne sjellim në vëmendje, se cdo qytetar shqiptar në parim është i lirë të udhëtojë pa vizë për qëndrime afatshkurtra drejt Gjermanisë.

E drejta për të qëndruar në Gjermani bazohet në përcaktimet e ligjit gjerman për qëndrimin e të huajve.

Përshëndetje miqësore, Johannes Dietrich” shkruan ai në përgjigjen me e-mail për gazetën “TemA”.

Ndërkohë, më herët Adriatik Llalla përmes një shkrese të drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka, kërkuar për  të mos qenë jetë subjekt i ligjit për vettingun.

Ai kreu detyrën e prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku që ndodhet përkohësisht në këtë pozicion deri në formimin e organeve të drejtësisë. (TemA)

Next Post
FOTOT / Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve

FOTOT / Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In