• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Adriatik Llalla, një pengesë që provon domosdoshmërinë e “tërmetit” në Prokurori

by
26/01/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi i sotshëm është se Adriatik Llalla, që ushtron detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ka rezerva për draftin e propozuar në kuadër të reformës në Drejtësi. Llalla ndodhet në Kroaci, ku duket se ka bërë disa vlerësime për ndërhyrjen që bëhet  në organin e akuzës, të cilat nuk i pëlqejnë. “Siç theksohet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, paketa kushtetuese parashikon një këshill me një shumicë të brishtë prokurorësh, që do të drejtohet nga një person jashtë sistemit; e për këtë arsye Adriatik Llalla ka rezerva për draftin. Sipas Llallës modeli i duhur do të ishte ai kroat, ku Këshilli i Prokurorisë ka 11 anëtarë, 7 prej të cilëve janë prokurorë dhe drejtuesi është po ashtu prokuror. Edhe për strukturën anti-korrupsion Llalla është kundër parashikimeve të bëra nga ekspertët shqiptarë. Ai gjykon se duhet zgjedhur modeli kroat dhe struktura të jetë në varësi të prokurorit të Përgjithshëm e jo një institucion i pavarur”( http://vizionplus.al/llalla-rezerva-per-reformen/).

Nuk mund të aludohet për asnjë çast për arsyen se përse rezervat e Llallës përputhen me ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por një gjykim mbi pretendimet e kreut të organit të akuzës është legjitim. Llalla po kërkon që të ruhet status quoja e drejtimit të Prokurorisë, qoftë edhe për strukturën antikorrupsion, të cilën para disa kohësh e shpalli të tepërt dhe pa ngarkesë pune. Llalla kërkon ruajtjen e kontrollit mbi një njësi të tillë, ndërkohë që edhe për një çështje të hapur vetë, siç është nisja e hetimit kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, u desh një muaj për të caktuar prokurorin.

Adriatik Llalla sugjeron që Këshilli i Prokurorisë të jetë nën kontrollin e një mazhorance prokurorësh, duke ardhur në kundërshtim me frymën e amendimeve si dhe me kërkesat që shtrohen pas një përvoje jo të mirë me Prokurorinë. Deri më tani, ky organ ka qenë i centralizuar dhe Adriatik Llalla me parardhësit e tij kanë qenë të plotfuqishëm për të vepruar. Nuk e kanë bërë këtë gjë, megjithë tagrin dhe pushtetin real që kanë patur. Llalla vetë është një Prokuror që është dëgjuar shpesh të thotë se “do të ketë arrestime të bujshme”, e megjithatë asgjë nuk ka ndodhur. Sikur edhe kjo përvojë e vogël të gjykohet, lind si kërkesë minimale largimi i këtij individi nga drejtimi i Prokurorisë për paaftësi. Ka edhe arsye të tjera. Është fakt i njohur tashmë e nuk përbën ndonjë akuzë të thuhet se Prokurori i Përgjithshëm është violinë e Ilir Metës dhe PD-së, në këtë përballje të madhe që po ndodh për reformën në Drejtësi. Komikja është se kur drejtues institucionesh marrin përsipër të përçojnë lojëra politike duke harruar funksionet reale, ndodh që sapo politika arrin konsensus-pazarin, edhe falë tyre, e ka shumë kollaj që mandej t’i flakë si limona të shtrydhur. Shembujt janë të shumtë. Sido që ta shikosh Llalla nuk i duhet Shqipërisë: një vend i zhytur në korrupsion, me akuza publike për vrasje në mes të Parlamentit dhe përfundimi: asgjë nuk ka ndodhur. Dhe mbulimi me heshtje është edhe përgjegjësi e Prokurorisë, e individit që  e drejton, e modelit që është adoptuar. Ndaj ikja e Lllallës dhe ndryshimi i modelit duhen përshëndetur, jo pse naivisht beson njeri se do të ndodhë revolucioni, por si një mundësi e vetme për të shkundur dhe zhbërë një ekuilibër që i shërben vetëm dy apo tri njerëzve. /Respublica/

Next Post

Nudo në shenjë proteste kundër përdhunimeve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In