• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adriana Kalaja me pistoletë, Tedi Blushi me top: Duhej bombarduar Asambleja e PS!

by A R
09/09/2024 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Adriana Kalasë që bënte thirrje për vrasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, edhe Tedi Blushi ka shkuar një hap më tej, duke thënë se socilistët duhen qëlluar me top.

“ASAMBLEJA E TRADHTARËVE DUHET QËLLUAR ME TOP!

Nuk ka makiazh që mund të mbulojë hajdutërinë skizofrenike, krimet monstruoze dhe tradhëtinë kombëtare të Edi Ramës ndaj Kosovës dhe çështjes së Detit.

Asambleja kuislinge e internacionales së surrogacisë dhe perversitetit që u mblodh për të rrjepur shqiptarët dhe tradhtuar interesin kombëtar duhet trajtuar si armike e kombit tonë.

Edi Rama në 11 vite në pushtet nuk la gur pa lëvizur për të zhbërë Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën, për të falur detin, për ta zbrazur dhe mpakur vendin nga shqiptarët, për ta rrjepur barbarisht dhe për ta nxjerrë në ankand.

Edi Rama renditi Shqipërinë të parën në Europë për korrupsion dhe të dytën në botë për rryshfet.

Jemi të parët në Europë për eksport-import emigrantësh, krimi dhe droge, por ku prodhimet e fermerëve kalben në fusha dhe kanabisi “gjelbëron” në male.

Jemi të parët në Europë dhe në rajon për nivelin mizerabël të pagave dhe pensioneve, por me koston e jetesës më të lartë aq sa një çifti të ri i duhen 60-70 vite për të blerë një apartament në Tiranë dhe ku një pensionist mezi shtyn muajin me bukë.

Jemi vendi i fundit në Europë dhe rajon për nivelin e arsimit, ku testet e PISA-s provojnë vit pas viti thellimin e honit të injorancës.

Sot në Shqipëri 1 km asfalt kushton 6 herë më shtrenjtë se në rajon, por ku nuk ka ujë të pijshëm, ku “shëndetësia falas” koston më shumë se në BE.

Jemi të fundit në Europë për lirinë e medias dhe kampionë të kapjes për fyti të sistemit të drejtësisë me një organizatë kriminale si SPAK që godet një fshat për një autokombajnë pa leje por që mbyll sytë për aferat monstruoze korruptive të Edi Ramës që DumDumani as guxon t’i përmendë emrin.

Kjo farë e keqe duhet shkulur nga rrënjët dhe asnjë dyshim nuk duhet të ketë se kjo do të ndodhë.

Shporrja e Edi Ramës është mision kombëtar dhe patriotik e në këtë betejë për Shqipërinë ja vlen çdo sakrificë dhe me çdo çmim! A vdekje a liri”, shkruan Blushi, ndërsa ka komentuar Asamblenë e PS-së.

/a.r

Next Post
Basha: Taksa e sheshtë 9%, i jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme

Basha uron nxënësit: Kur të fitoj unë, do hani drekë falas nëpër shkolla. Pastaj deri në orën 16:00 do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In