• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Adrian Xhillari hetohet edhe për pastrim parash/ Ka bashkëpunuar me Dzanashvili-n

by A R
20/12/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë biznesmenë shqiptarë rezulton se kanë bashkëpunuar në shit-blerje aksionesh me shtetasin gjeorgjiano izraelit Amiran Dzanashvili, i proceduar në Rumani për shfrytëzim prostitucioni e në Shqipëri për akuzën e pastrim të parave.

Në mesin e këtyre biznesmenëve rezulton se është edhe Adrian Xhillari i shpallur në kërkim për akuzën e “kontrabandës” pasi rezulton se ka shitur në treg 4.4 mln litra mbetje të naftës së llojit “Virxhin”. E ndaluar kjo për tregtim në pikat e karburantit për shkak se duhet përpunohet në rafinerit e jo të shitet bruto.

ABC News ka arritur të sigurojë kontratat e biznesit mes të shpallurit në kërkim Xhillari dhe gjeorgjiano izraelitit Dzanshvilli, që dyshohet se këto shit-blerje janë bërë në mënyrë fiktive për të qarkulluar e pastruar disa miliona lekë.

Sipas kësaj kontrate, rezulton se Adrian Xhillari ishte aksioner i vetëm në kompaninë TEA OIL ITALIA me 100 % të aksioneve. Në mars të vitit 2013 Amiran Dzanashvilli bëhet bashkortak I kësaj kompanie duke ia blerë Xhillarit 51 % të aksioneve të kompanisë.

Këto aksione vlerësohen me 3500 lekë për aksion, që në total rezulton se janë blerë për rreth 1.8 mln lekë. Shuma e parave, rezulton se ka kaluar tek llogarit e Xhillarit, I cili menjëherë krijoi shoqërin “Tea Construksion & Petrolium”, kompani me të cilën prokuroria e Fierit dyshon se ka kryer akuzën e kontrabandës duke mos paguar detyrime tatimore me vlerë rreth 2 mln euro.

Por 12 muaj pas shitjes së këtyre aksioneve, Amiran Dzanshvilli I kthen aksionet Adrian Xhillarit duke ja dhuruar. Në kontratën që po shihni, Dzanshvilli pavarësisht blerjes së kryer në vitin 2013 tashmë ia dhuron Xhillarit duke hequr dorë nga pronësia e kësaj kompanie.

Këto transaksione, sipas prokurorisë, dyshohet se janë kryer për të pastruar një shumë të konsiderueshme parash në emër të kompanisë TEA OIL ITALIA, që drejtoria e pastrimit të parave pranë policisë së shtetit ka konstatuar miliona transaksione të dyshimta, duke bërë edhe kallëzimin përkatës.

Vetëm pak ditë pas dhurimit të këtyre aksioneve, Xhillari ia shet ato dy personave të ndryshëm, mes tyre një ish-politikanit dhe një personi tjetër, I dyshuar edhe ai për mospagim taksash dhe detyrimesh shtetërore.

Sipas prokurorisë, të gjitha këto lëvizje aksionesh dhe transaksionesh bankare po hetohen nga task-forca për akuzën e “pastrimit të parave” në një skemë ku janë përfshirë shumë biznesmenë shqiptarë me shtetasin gjeorgjiano izraelit Amiran Dzanshvilli.

Next Post

Playboy: Këto janë pornostaret më të kërkuara (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

October 28, 2026
Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

October 28, 2026
Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

October 28, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

October 28, 2026
Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In