• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adresat, hyn në fuqi ligji për Gjendjen Civile, gjobat nëse gënjen mbi vendbanimin

by Java News
04/01/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarë tregoni kujdes me adresat sepse me hyrjen e Janarit, hyri në fuqi dhe ligji për Gjendjen Civile. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur sot gjatë një konference për shtyp se, nëse qytetari nuk e deklaron vendbanimi real por edhe nëse e ndryshon atë, do të gjobitet. Por, siç theksoi ministri, qytetarëve iu është dhënë 6 muaj kohë ku veprimet bëhen me tarifa zero, por gjithçka ndryshon në muajin Qershor.

“Në Janar hyn në fuqi ligji për Gjendjen Civile duke përcaktuar një periudhë 6-mujore kohë zerimi i të gjitha detyrimeve për të gjithë ata që duan të ndryshojnë adresën duke përputhur vendbanimin real me vendbanimin që njeh shteti në letra.  Kjo është shumë e rëndësishme. Deri më sot ka qenë një tarifë që në njëfarë mënyre përbënte pengesë reale për qytetarët. Ne kemi parashikuar 6 muaj kohë kur qytetarëve nuk do u duhet të paguajnë asnjë lek për të ndryshuar vendbanimin e tyre. Pas 6 muajve është parashikuar edhe gjobë për të gjithë ata që nuk ndryshojnë vendbanimin dhe ndërkohë me vullnet të tyre lejojnë mosdeklarimin e vendbanimit permanent të tyre”, tha Tahiri.

Gjobat nëse nuk deklaron apo ndryshon vendbanimin
Nëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar pranë zyrave të Gjendjes Civile atëherë do të penalizoheni me 10,000 lekë gjobë nga 3,000 lekë që është aktualisht.

Ky është amendimi i ligjit për Gjendjen Civile, i miratuar nga Kuvendi që hyri në fuqi këtë Janar.

Risia ka të bëjë edhe me faktin se në regjistrin e Gjendjes Civile do të parashikohet edhe deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem.

Në nenin 22 të projektligjit është ndryshuar masa e gjobës për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës së përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të ligjit që lidhet me deklarimin e regjistrimit fillestar të vendbanimit dhe të ndryshimit të vendbanimit, nga 3 000 lekë në 10 000 lekë. Por, në dispozitën kalimtare të këtij projektligji është parashikuar pezullimi i kësaj gjobe për një periudhë 6-mujore, nga hyrja në fuqi e këtij projektligji. Ligji në fuqi parashikon që në rast ndryshimi të vendbanimit, apo kur një banesë nuk përdoret më për përdorim vetjak apo të familjes, ky ndryshim deklarohet në zyrën e gjendjes civile. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim.

Vendbanimi
Në nenin 22 të projektligjit është ndryshuar masa e gjobës për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës që lidhet me deklarimin e regjistrimit fillestar të vendbanimit dhe të ndryshimit të vendbanimit, nga 3 000 lekë në 10 000 lekë.

Shqiptarja.com zbardh Ligjin

Neni 5
Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 17.
1. Një person apo një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një personi apo të një familjeje tjetër kur nuk kanë lidhje familjare, kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast, kryefamiljari i familjes pritëse dhe personi apo kryefamiljari që kërkon të banojë në vendbanimin e tij shprehin vullnetin e tyre për këtë qëllim para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.

2. Në rast të lidhjeve familjare të vërtetuara, pranimi i personit apo i familjes në vendbanimin e ri bëhet në bazë të deklarimit të tyre para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.

3. Nëpunësi i ngarkuar i bashkisë/njësisë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës ndodhet vendbanimi i ri, kryen verifikimet përkatëse, në lidhje me plotësimin e standardeve të sipërfaqes së banimit për frymë. Pas kryerjes së verifikimit, nëpunësi përgatit një raport, i cili është pjesë e praktikës që administron nëpunësi i zyrës së gjendjes civile për këtë qëllim.”.

Neni 6
Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 21/1. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet sipas legjislacionit përkatës.”.

Neni 8
Pika 3 e nenit 27, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. Aktet e martesës, të mbajtura në postet konsullore, si dhe deklarimet e lindjes e të vdekjes, të mbajtura në shërbimin e gjendjes civile të vendeve të huaja, për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përcillen, periodikisht, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila ia dërgon për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.”.

Neni 15
Pika 1, e nenit 56, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës ka ndodhur lindja, pasi administron deklaratën e shkruar të personave të përcaktuar në nenin 40, të këtij ligji, lidhur me: a) emrin që do t’i vendosin fëmijës së lindur, përveç emrave të klasifikuar të papërshtatshëm, sipas përcaktimeve të këtij ligji; b) mbiemrin që do të mbajë fëmija, në përputhje me Kodin e Familjes, i pasqyron këta përbërës të gjendjes civile në aktin e lindjes.”.

Neni 20
Pas nenit 69 shtohet neni 69/1, me këtë përmbajtje: “Neni 69/1.
1. Dokumenti “certifikatë”, që sipas dispozitave të këtij ligji lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, nga zyra e gjendjes civile në njësi administrative, mund të lëshohet edhe nga zyra e gjendjes civile në bashki, në juridiksionin e së cilës ndodhet njësia.

2. Në rastin e ofrimit të shërbimit, sipas parashikimit të bërë në pikat 2 dhe 3, të nenit 61, të këtij ligji, dokumenti “certifikatë” lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”. –

ma.me

Next Post
Pse Serbia ka frikë nga anëtarësimi në UNESCO i Kosovës?

Pse Serbia ka frikë nga anëtarësimi në UNESCO i Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com