• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adresat e reja, pas 48 orësh skadon afati, 10 mijë lekë gjobë kush s’bën zhvendosjen

by Java News
25/07/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët të cilëve nuk u përputhet adresa e vendbanimit real, me atë të regjistruar në gjendjen civile kanë vetëm 48 orë kohë për të kryer procedurat e zhvendosjes. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj thotë për SCAN se afati i korrektimit të adresës së vendbanimit përfundon më 27 korrik. Pas kësaj dite, çdo qytetar që nuk ka kryer zhvendosjen do të gjobitet me 10 mijë lekë të reja.

“Të gjithë ata qytetarë të cilët kanë vendbanimin, kanë gjendjen civile në një vend tjetër nga vendi ku ata banojnë realisht, duhet të rendin gjatë këtyre 48 orëve të mbetura pranë zyrave të gjendjes civile për të bërë ndryshimet përkatëse. Në të kundërtën më datë 28, kushdo që do të bëjë ndryshimin e vendbanimit do të ketë një masë administrative gjobë prej 10 mijë lekësh”, thotë kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Doracaj fton qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura për të kryer zhvendosjen e adresës falas, përmes një procedure shumë të thjeshtë.

“Por e ritheksoj për të disatën herë, dokumentet janë: Kontrata e qirasë ose certifikata e pronësisë, si dokument që tregon se shtetasi ka titull pronësie për banesën, dokumenti që objekti është në proces legalizimi, kontratë sipërmarrje apo çdo dokument tjetër i përcaktuar. Dokumenti i dytë është kopja e kartës së identitetit të personit apo personave madhorë në familje. Janë 2 dokumente, vetëm 2-3 minuta punë te nëpunësi i gjendjes civile për të përfituar këtë shërbim. Ne kemi urdhëruar që sportelet të qëndrojnë hapur derisa të largohet edhe qytetari i fundit”, u shpreh Doracaj.

6 muaj më parë, Ministria e Brendshme aplikoi një amnisti e cila parashikonte faljen e masës së gjobës për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit./ma.me

Next Post
Fjalët për djalin e bashkëshortit, nusja po i prek të gjithë (VIDEO)

Fjalët për djalin e bashkëshortit, nusja po i prek të gjithë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

June 24, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

June 24, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

June 24, 2026
Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

June 24, 2026
Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

June 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In