• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin –

by Java News
30/07/2026 17:59
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Një adoleshent norvegjez është shpallur fajtor se ka udhëtuar drejt Anglisë për të kryer një vrasje të porositur nga një grup ndërkombëtar kriminal me lidhje me Iranin.

Johannes Kongsnes Natland, 19 vjeç, nga Stavangeri i Norvegjisë, kishte rënë dakord të qëllonte një person të paidentifikuar në këmbim të 25 mijë eurove. Dy ditë pasi mbërriti në Britani, ai u arrestua nga policia në një dhomë hoteli në Huddersfield, West Yorkshire, ku iu sekuestruan dy armë dhe municione.

Pas 17 orësh e 6 minutash diskutime, një juri në gjykatën “Old Bailey” e shpalli fajtor për bashkëpunim për vrasje, pas një rigjykimi.

Natland nuk shfaqi reagim të dukshëm ndaj vendimit, ndërsa gjyqtarja Justice Cheema-Grubb e la atë në paraburgim deri në dhënien e dënimit, që pritet në tetor.

Natland, i cili punonte me kohë të pjesshme në një piceri, ishte rekrutuar nga rrjeti “Foxtrot”, një grup kriminal i organizuar suedez me lidhje me qeverinë iraniane.

Gjatë gjyqit, Natland u tha jurisë se fillimisht kishte pranuar planin e vrasjes për të siguruar para për drogë, duke menduar se ishte vetëm një “shaka” ose një “mashtrim”.

Pasi kuptoi se ishte futur në një situatë të rrezikshme me rrjetin “Foxtrot”, ai tha se kishte planifikuar të “qëllonte veten në këmbë” për të shmangur kryerjen e atentatit.

Viktima e mundshme e planit të dështuar të vrasjes nuk është identifikuar kurrë. Policia Metropolitane deklaroi se hetuesit kundër terrorizmit kishin “zbuluar një sasi të konsiderueshme provash që tregonin se Natland e dinte plotësisht se po i kërkohej të vriste dikë në Britani”.

“Po shkoj në një mision të çmendur. Do të jetë pak interesante të vrasësh dikë. Nëse nuk kapem, duhet ta festojmë”, i kishte shkruar ai të dashurës së tij në një mesazh.

Kur policia trokiti në derën e dhomës së hotelit, Natland doli nga dhoma duke buzëqeshur, vetëm me të brendshme, dhe bëri me duar një gjest sikur po qëllonte ndaj një prej oficerëve.

Gjatë kontrollit në dhomë, policia gjeti nën krevat një qese plastike me një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe 19 fishekë.

Në gjyq, një mik i Natland kujtoi një bisedë ku i pandehuri ishte mburrur se “do të merrte shumë para dhe dikush do të vdiste”.

Natland u tha jurisë se këto deklarata ishin thjesht “mburrje” dhe se në të vërtetë ishte i frikësuar.

“Nuk isha një vrasës ndërkombëtar. Mendova se njerëzit kishin këtë përshtypje për mua dhe prisnin që të isha ky person. E dija që nuk isha”, tha ai.

Megjithatë, prokuroria argumentoi se Natland kishte gënjyer pas arrestimit dhe ishte përpjekur ta bindte të dashurën e tij që të mos dëshmonte kundër tij gjatë telefonatave nga burgu.

Prokurori Alistair Richardson tha: se “Realiteti është se i pandehuri është një i ri problematik, por i rrezikshëm. Një i ri që pranoi të vriste në një vend të huaj për para”.

Gjykata dëgjoi se Natland, një futbollist i talentuar, kishte nisur të konsumonte drogë në moshën 13-vjeçare. Ai kishte kaluar një periudhë të shkurtër në një qendër kujdesi, ku ishte njohur për herë të parë me një anëtar adoleshent të rrjetit “Foxtrot” dhe më pas ishte prezantuar me një rekrutues të njohur si “Generalen”.

Më 17 mars 2025, Natland udhëtoi me avion nga Stavangeri drejt aeroportit të Mançesterit me një pasaportë të përkohshme. Ai u ndalua nga autoritetet kufitare në Mançester, të cilat e lanë të lirë me kusht që të kthehej në aeroport për të marrë fluturimin e radhës drejt Norvegjisë.

Në vend të kësaj, ai mori një taksi drejt Huddersfieldit, ku mori 2 mijë paund në para cash, dy armë dhe plumba, si dhe një makinë Nissan të vjedhur me targa false. Ai u arrestua të nesërmen në orën 05:15 të mëngjesit.

Natland kontrollohej nga një person që fliste anglisht dhe njihej me pseudonimin “Agent 47”,  një referencë e mundshme ndaj lojës dhe filmave “Hitman”. Identiteti dhe vendndodhja e tij mbeten të panjohura.

Next Post
Zjarr në Belsh/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesa dhe parcela me ullinj

Zjarr në Belsh/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesa dhe parcela me ullinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

September 24, 2026
Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

September 24, 2026
Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com