• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Adoleshenti denoncon në polici babain: Më dhunon dhe nuk më lejon të shkoj në shkollë

by Java News
22/05/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali 15-vjeçar i drejtohet policisë për ndihmë pasi, sipas dëshmisë së dhënë prej tij, i ati, përveçse e dhunonte, nuk e lejonte atë të shkonte as në shkollë.

Në këto kushte, fëmija me inicialet A.H., nxënës në klasën e nëntë, është paraqitur në Policinë e Fierit ku ka denoncuar babain e tij, Patrik Hysi. Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas denoncimit të të miturit, me akuzën e dhunës në familje, por dëshmia babë e bir ka qenë kontradiktore.

“Ndalimi i 41-vjeçarit Patrik Kysi u bë pas kallëzimit të bërë nga djali i tij 15 vjeç, të cilin e ka keqtrajtuar, dhunuar, detyruar të largohet nga banesa dhe ndaluar të vazhdojë klasën e nëntë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar”, bënë të ditur burime nga Policia e Fierit, e cila i referohet dëshmisë së dhënë nga ana e 15- vjeçarit.

Mësohet se i arrestuari nga policia gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se e ka rrahur të birin, por ai ka pretenduar se e gjithë kjo ka ndodhur me qëllimin e mirë që i miri “të bëhej njeri”. Sipas dëshmisë së dhënë nga kryefamiljari, i biri kishte nisur të pinte hashash dhe është natyrë shumë problematike. Ai ka vijuar më tej me dëshminë e tij se vetë fëmija nuk dëshironte të shkonte në shkollë dhe se sherret mes tyre ndodhnin pikërisht për këtë shkak dhe se ai si prind goditjet ndaj fëmijët i ka bërë për ta kthyer në rrugë, shkruan panorama.

“Djali im është një fëmijë shumë problematik. Është e vërtetë që e kam rrahur, por kam dashur të bëhet njeri. Ka marrë rrugë të keqe. Po ma nxin jetën. Kam marrë vesh që pi hashash dhe kjo më bëri që ta humb kontrollin me të”, është shprehur në Policinë e Fierit 41-vjeçari, i cili tashmë akuzohet për veprën penale të dhunës dhe keqtrajtimit të të miturit.

Pavarësisht pretendimit të tij se dhuna ndaj fëmijës ishte bërë me qëllim që ky i fundit “të bëhej njeri”, pasi kishte marrë rrugë të keqe, policia e ka arrestuar atë.

Sipas burimeve nga Policia, 15- vjeçari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se disa herë ishte bërë objekt i dhunës e keqtrajtimit të babait. Fëmija ka kërkuar ta arrestojnë babain e tij, duke argumentuar se nuk mund të duronte më dhunë.

a.ç

Next Post
Reali kampion i Spanjës për herën e 33-të

Reali kampion i Spanjës për herën e 33-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com