• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Adoleshenca e Altin Dumanit e turpëron shtetin”, avokati i Gëllçit për deklaratat e kreut të SPAK: I nxore leksionet…?

by A R
31/07/2025 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen “Gëllçi” në Strasburg.Dumani tha se në Strasburg janë dërguar informacione të pasakta dhe se Gëllçi ishte arrestuar, jo vetëdorëzuar. Matlija e cilëson këtë deklaratë si keqinformuese dhe fyese, duke pretenduar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një telefonate me policinë dhe se kjo nuk përbën asnjë element mashtrimi në gjykatën ndërkombëtare, ku dokumentet janë të plota.

Sipas avokatit, problemi nuk qëndron tek mënyra e arrestimit, por tek shkelja e të drejtave themelore të Gëllçit, siç u konstatua nga Gjykata e Strasburgut.

Ai akuzon Dumanin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ky vendim dhe e përshkruan atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që flet me vetëbesim të tepruar dhe shpesh thotë gjëra të pavërteta, edhe në instanca si OKB apo Gjykata Kushtetuese, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.

Matlija shprehet se është ndjerë i turpëruar nga përfaqësimi i shtetit shqiptar në këto raste dhe e mbyll duke thënë se për fat të mirë, në Strasburg nuk e pyetën SPAK-un, përndryshe “turpi do të ishte edhe më i madh”.

“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.

Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.
Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?

Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.

Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.

Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.
Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.

Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.

I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.

Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.

Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.

Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.

Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.

Next Post
“Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in

“Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in

Comments 2

  1. Builder says:
    4 months ago

    Plotesisht në një mëndje me ju i nderuar avokat Mandija.
    Do të shtoja se, në këto përshkrime të sakta të adoleshencës jetësore dhe profesionale të Dumanit, influencë të madhe në botëkuptimin e tijë ka, ambienti katundar familiar, katundi ku është rritur, sa libra ka lexuar apo edhe me sa shoqe është shoqeruar.
    Një botë të tillë, Dumani nuk e njeh.
    Është katundar, dhe si i tillë është hileqar.
    Fatkeqesi që këtë vënd e ka drejtuar katundaret Berisha, Metaj apo Dumani në SPAK.

    Reply
  2. PRoShi says:
    4 months ago

    Rasti Dumani nuk mund të quhet Adoleshent në profesion, por si një qen i rrahur që kur ishte këlysh nga qeverisja Berisha 20 vite më parë. Ai është i sëmurë politikisht. Si punë e doktor Nokës nr. 2 i PD-së.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In