• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse gabojnë

by Alba Malltezi
08/04/2023 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd.

Ka familje shqiptare që edhe në këto momente që shkruaj, jetojnë në rrethe të tmerrshme të ferrit. Kërkojnë një nënë të humbur, një baba të zhdukur, një vajzë, një djalë. Trokasin të dëshpëruar në dyert e redaksive (dhe jo të gjitha i gjejnë hapur ) sepse dhjetëra dyer të tjera u janë përplasur në fytyrë. Një polic që u ka thënë: po hë se kushedi ku po bën qejf vajza, një tjetër që nuk jep asnjë përgjigje sepse nuk paguhet nën dorë, një tjetër akoma sepse nuk ja ka ngenë, një tjetër redaksi sepse i kërkon pagesë thjeshtë për titra: “Më ka humbur babai im 80 vjeç me sklerozë, ju lutem kush e njeh, të marrë në telefon te ky numër…”

Përherë në Report TV, kemi pasur dhe do të kemi frymën për të ndihmuar, pa asnjë kusht, pa asnjë kursim shqiptarët që na kërkojnë ndihmë sidomos për të afërmit e tyre të humbur. Nuk bëjmë bamirësi, thjeshtë mendojmë se për median, për gazetarët është detyrë, mision. Por kush punon, edhe gabon. Sidomos përballja me lajme të tmerrshme, të forta, nuk ka një formulë në reagim. Më vonë mund të kuptohet se sa keq u veprua dhe reflektimi vjen ashtu si në jetë: Kush nga ne nuk ka një moment që do ta kishte bërë ndryshe një gjë, që do ta kishte thënë ndryshe një fjalë.

Në social media prej kohësh kam vendosur të mos përziej punën, gazetarinë me jetën e përditshme, personale; secili ka opinionet e veta, formimin e vet dhe përballja mes nesh kërkon kushte të barabarta drite për ta parë një ngjarje, një fakt. Kur këto kushte nuk janë, përballja dhe konflikti duket i pashmangshëm, të paktën sot për sot.

Në “Pa Gjurmë”, Odeta Dume bën një punë të jashtëzakonshme për të lidhur familjarët me të të dashurit e tyre të zhdukur. Shumë ngjarje mund të duken të çuditshme, paradoksale, absurde, por sa njerëz ka gjetur kjo gazetare, kjo nënë, kjo vajzë. Gaboi me komunikimin në ngjarjen e fundit dhe kërkoi falje për këtë. Provoni të zhyteni bashkë me këta familjarë në historitë e tyre, që më besoni, shumë as nuk iu hedhin sytë dhe as i dëgjojnë. Provoni dhe ju të zbrisni në ferr bashkë me ta për të zbuluar se njerëzit që i duan aq shumë nuk jetojnë më.

Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd. Shqiptarja.com

Next Post
Stoltenberg: Nga sot neni 5 i NATO-s, ‘të gjithë për një dhe një për të gjithë’ vlen edhe për Finlandën

Gara për të zëvendësuar Jens Stoltenberg\  Ja emrat e 6 kandidatëve që qarkullojnë në mediat evropiane për të marrë drejtimin e NATO!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In