• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Admirali i NATO-s: FSK-ja bëhet ushtri për 10 vjet, kjo është mirë

by Java News
28/11/2018 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një ceremonie solemne është bërë ndërrimi i Komandës së KFOR-it, nga komandanti i deritanishëm, Salvatore Cuocci, te Lorenzo D’Addario. Këtu u vlerësua lart puna e KFOR-it në Republikën e Kosovës, dhe u tha se Kosova do të jetë gjithherë krah për krah me KFOR-in dhe NATO-n. Ndërsa u dhanë porosi edhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shprehur mirënjohje për punën e KFOR-it në Kosovë, vlerësoi lart kontributin e gjeneralit Cuocci, për të cilin tha se ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

Ai theksoi po ashtu se liria e Kosovës është një vlerë e përbashkët, vlerë e Kosovës dhe aleatëve të saj. Njëherësh, ai foli për thellim të partneritetit me KFOR-in dhe NATO.

“Populli i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës janë përgjithmonë mirënjohës ndaj të gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në vendin tonë, duke mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin… Kosova do ta respektojë gjithmonë praninë e KFOR-it dhe NATO-s. Ne nuk planifikojmë të zëvendësojmë prezencën ushtarake të vendeve demokratike, dhe synojmë të forcojmë partneritetin… Ne gjithmonë do të jemi krah për krah me KFOR-in dhe NATO-n. Ne synojmë të anëtarësohemi në NATO dhe besoj se rajoni do të përfitojë nga rrugëtimi i të gjitha vendeve drejt NATO-s. Komandant i ri i KFOR-it, Gjeneral Lorenzo D’Addario ju do të keni gjithë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim, në bërjen e Kosovës dhe rajonit një ambient të qetë dhe të sigurt”, tha ai, raporton Ksp. E komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuocci u shpreh i kënaqur me punën e kryer në Kosovë.

Ai tha se ndjehet krenar për përparimin e arritur këtë vit, ku përkundër sfidave, sidomos në 12 muajt e fundit, siguria në vend është më e mirë se që ka qenë. Tutje, komandanti në largim tha se është jashtëzakonisht krenar që KFOR-i është institucioni më i besuar ndërkombëtar në Kosovë.

 

“Këta 12 muajt e fundit kanë qenë mjaft sfiduese, me disa ngjarje që mund të kishin penguar gjithë përparimin që është arritur më herët… Më vjen mirë që sot na janë bashkuar edhe disa përfaqësues të shteteve fqinje të Kosovës me të cilët kemi adresuar çështjet e sigurisë të zonës… Aktualisht, Forca e Kosovës mund të llogarisë në 4 mijë burra dhe gra të përkushtuara që vijnë nga 28 kombe kontribuuese… Fakti që sot KFOR-i ka rreth dhjetë herë më pak trupa se sa kishte para 19 viteve është thjesht një dëshmi e përparimit që ne e kemi arritur së bashku. Pa dyshim, mund të themi se përkundër ngritjes së tensioneve të situatës së përgjithshme, siguria në Kosovë është dukshëm më e mirë se që ka qenë, dhe po përmirësohet vazhdimisht”, tha ai.

Gjenerali në largim vëmendje të posaçme iu kushtoi edhe raporteve të KFOR-it me Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Jam posaçërisht krenar për përparimin e arritur këtë vit në ngritjen e nivelit të raporteve në mes të KFOR-it dhe Forcave e të Armatosura të Serbisë. Kjo rezultoi me rritjen e numrit të patrullave të përbashkët të KFOR-it të kryera në sinkronizim të plotë me Forcat e armatosura të Serbisë, duke krijuar kushte për siguri më të madhe përgjatë zonave të vijës administrative kufitare, si rezultat i komunikimit të shtuar dhe besimit reciprok”, u shpreh Cuocci.

Ai përmendi si sukses të veçantë punëtorinë e organizuar nga KFOR-i, dedikuar prezantimit të perceptimeve të vendeve të ndryshme në lidhje me ekstremistët fetarë dhe luftëtarët e huaj. Punëtori kjo që sipas tij, ofroi një mundësi unike për të rritur vetëdijesimin mbi situatën në mënyrë që të zhvillohet një strategji e përbashkët për të trajtuar këtë dukuri.

Admirali i NATO-s, James Foggo, vlerësoi lart punën e Cuoccit në Kosovë, duke thënë se ky i fundit frymëzoi partneritet më të madh në të gjitha institucionet dhe organizatat partnere.

Ndërkaq, pas një historiku të KFOR-it, Foggo u ndal tek procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri, me ç’rast ftoi udhëheqësit e institucioneve që të mos nguten në këtë proces, pasi që sipas tij, të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura.

“Kam dëgjuar shumë diskutime gjatë vitit të fundit lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së. Jashtë Kosovës, ky diskutim gjithmonë është mbajtur në aspektin e një kërkese për reformë kushtetuese. Unë nuk kam parë reformë kushtetuese në vitin 2018 për të mbështetur transformimin. Unë jam i vetëdijshëm për një dialog me palët e interesuara për këtë çështje, por jo të gjitha palët e interesuara.

Burime të besueshme më kanë thënë se procesi mund të zgjasë dhjetë vjet dhe kjo nuk është një gjë e keqe. Do të ishte e mençur të mos nguteni dhe të keni kohë të nevojshme gjatë këtij procesi dhe të siguroheni që të gjitha palët të jenë të kënaqura me procesin e transformimit”, tha Foggo. Ndryshe, komandanti Salvatore Cuocci e kishte marrë komandën më 15 nëntor 2017, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Disa mënyra të thjeshta si mund ta bëni për vete vjehrrën

Disa mënyra të thjeshta si mund ta bëni për vete vjehrrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In